Incidenti ndodhi ditën e hënë, më 21 tetor, më 14:05 sipas orës lokale. Mjeti shpërthyes u hodh në erë në autobus. Si rezultat i kësaj 5 persona u vranë. 32 pasagjerë të tjerë janë lënduar. 27 prej tyre janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore. Për fat të mirë nuk ka pasur fëmijë në mesin e viktimave, njoftoi për Radiokompninë "Zëri i Rusisë" Shefja e shërbimit për shtyp e Qendrës Rajonale Jugore të Ministrisës së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë, Irina Gogoleva:

- Autobusi ishte i linjës së qytetit, i trajektores së 29-të, në të ndodheshin përafërsisht 40 persona. Në vendin e ngjarjes po punojnë bashkëpunëtorët e shërbimit zjarrfikës dhe shërbimeve të shpëtimit, psikologët, si dhe janë përfshirë 4 njësi teknike të MSJ-së.

Galeria fotografike

Detajet - përfaqësuesi i Qendrës së Informacionit të Komitetit Kombëtar të Anti-Terroririzmit, Dimitri Pavllov:

- Në Vollgograd në sallonin e një autobusi publik si pasojë e vënies në funksionim të një mjeti të papërcaktuar eksploziv ndodhi një shpërthim, i cili shkaktoi viktima në njerëz. Me urdhër të Kreut të shtabit operativ të Komitetit Kombëtar të Anti-terrorizmit në vendin e ngjarjes janë drejtuar forcat dhe mjetet e departamenteve të Shërbimit Federal të Sigurimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Situatave të Jashtëzaonshme të Rusisë. Selia operacionale koordinon punën e reagimit emergjent, të organeve të sigurisë dhe forcave të zbatimit të ligjit për të parandaluar shpërthime të tjera të mundshme.

Sipas njoftimeve paraprake, sulmi terrorist mund të jetë kryer nga një terroriste kamikaze. Sipas fjalëve të burimit të Agjencisë "Interfax" në Komitetin e Hetimit kjo femër kohët e fundit ishte konvertuar në myslimane duke marrë Islamin dhe ishte bashkëshortja e njërit prej kryekomandantëve të krijimit të bandave. Jo shumë larg nga vendi i ngjarjes u gjetën dokumentet e saj.