Popullsia europiane, thekson liderja e nacionalistëve francezë Marine Le Pen, sot "nuk është në gjendje të kontrollojë jo vetëm monedhën e vet dhe ekonominë, por edhe lëvizjet në territorin e vendeve". Sipas mendimit të saj, pasi BE-ja do të pushojë së ekzistuari Europën e pret rilindja dhe prosperiteti. Parashikimet e zymta të politikanes për fatin e europrojektit i ndajnë jo vetëm qytetarët e BE-së. Në Turqi, të cilën Brukseli kohët e fundit e ftoi të rifillojë bisedimet për anëtarësimin në BE, ka rënë ndjeshëm interesi i integrimit në të. Në qoftë se më parë kjo ide mbështetejnga tre të katërtat e popullsisë, tani ajo mbështetet vetëm nga një e pesta e saj.

Ekspertët besojnë se përveç versioneve të skenareve negativë apo pozitivë të kolapsit apo lulëzimit të BE-së ekziston një opsion i tretë. Bëhet fjalë për kohën, kur vendet anëtare të Bashkimit Europian do të fillojnë t'i referohen në mënyrë utilitare mekanizmit të funksionimit të tij dhe do të përfitojnë në bazë të perceptimit të secilit vend anëtar të asaj se çka është Europa e bashkuar.

Aktualisht Bashkimi Europian po planifikon zgjerimin e tij, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Islandën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Turqinë dhe Malin e Zi. Edhe vitin e kaluar anëtarësimin në BE e prisnin po të njëjtat shtete. Dhe nuk ka asnjë arsye për të konfirmuar faktin se statusi i tyre do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Ndërsa Islanda njoftoi kohët e fundit se ka ndërmend ta vonojë integrimin. Ka arsye për të reflektuar mbi modernizimin e BE-së, thotë eksperti Vlladislav Bjellov:

- Ka probleme si në nivelin ekonomik, ashtu edhe në atë politik. Por ata janë bazë për zhvillimin e mëtejshëm, pasi çdo situatë krize të çon në një rinovim cilësor. Në 10-15 vitet e ardheshme unë nuk shoh ndonjë arsye globale për daljen nga BE-ja të ndonjë vendi anëtar të tij. Ndërsa për sa i përket faktit të anëtarësimit të vendeve të reja, unë nuk do t'ja rekomandoja një gjë të tillë Bashkimit Europian. Vetë konstrukti i tanishëm i BE-së është shumë i komplikuar.

Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy ka theksuar në mënyrë të përsëritur se në vendet anëtare të BE-së politikanët e ekstremit të djathtë po bëhen gjithnjë e më të famshëm. Pikërisht në këtë fakt ai e sheh rrezikun. Situata e krijuar nuk mund të mos reflektohet në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Rompuy është i bindur se zgjedhjet do të jenë jashtëzakonisht të vështira.