Por ai nuk është në gjendje për të rregulluar kontradiktat e brendshme ekzistuese në vetë BE-në - mendon vëzhguesi i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Pjotër Iskenderov.

Dokumenti i bërë publik në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Štefan Füle, që është titulluar "Plani i zgjerimit-2014", e vendosi Shqipërinë në vendin e parë në listën e pritjes për t'u bashkuar me këtë organizatë evropiane. Për arsye ekonomike dhe, veçanërisht, politike ajo anashkalon konkurrentët e saj të përfaqësuar nga Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Islanda. Arsyeja kryesore për marrjen e një vendimi të tillë nga ana e Komisionit Europian, pra për dhënien Tiranës të statusit të shumëpritur të kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE, u bënë komentet pozitive dhe recensionet e favorshme ndërkombëtare përkatësisht zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura këtë verë në vend. Por edhe largimi nga posti i kryeministrit i Sali Berishës, i cili konsiderohet më tepër pro-amerikan se sa pro-evropian, ka luajtur padyshim një rol mjaft të rëndësishëm në zbutjen e pozitës së Brukselit.

Ja mendimi i Ziad Beçirovic, analistit politik të Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike (International Institute for Middle East and Balkan Studies) në Lubjanë (Slloveni):

- Tirana i duhet Brukselit që të përfundojë procesin e lidhjes së territoreve të vendeve anëtare të BE-së. Popullsia e këtij vendi numëron tre milionë banorë, dhe pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i varfër, ajo nuk do të bëhet ndonjë barrë serioze, e rëndë ekonomike për Bashkimin e 500 miliontë Evropian. Kështu që nuk ka gjasa të dëmtojë marrëdhëniet brenda BE-së ose të shkaktojë ndonjë krizë të re. Madje më tepër se kaq, siç dihet, popullata shqiptare jetojnë në Maqedoni, në Kosovë dhe me qëllim që Tirana të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve fqinje, ajo duhet disiplinuar me anë të integrimeve euro-atlantike.

Mos kërcënojnë vallë sukseset e integrimit evropian të Turqisë dhe veçanërisht të Shqipërisë bashkëpunimin e tyre me Rusinë? Duket se nuk ka asnjë arsye për të folur në lidhje me këtë në momentet aktuale. Dhe puna nuk qëndron vetëm në faktin që përpara dy vendet e sipërpërmendura kanë për të përshkuar ende një rrugë shumë të gjatë për të fituar anëtarësimin në BE. Thjesht Turqia dhe Shqipëria, nga njëra anë, dhe Rusia nga ana tjetër kanë një interes të ndërsjelltë në ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme. Në çdo rast, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Rusi, zoti Sokol Gjoka, shpreh bindjen e vet se bashkëpunimi ruso-shqiptar është në zhvillim dhe do të vazhdojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme: 

Shkarko audiofailin

Sido që të jetë puna në të vërtetë, integrimi evropian i Shqipërisë dhe Turqisë vështirë se mund të konsiderohet i plotë pa përfshirjen e dy vendeve në bashkimin e monedhës euro. Ndërsa të flitet për këtë gjë në rrethanat e tanishme të eurokrizës është shumë e vështirë. Ndërkohë, të gjithë ekspertët pajtohen plotësisht me mendimin se në dekadën e ardhshme BE-ja nuk do të jetë e kërcënuar nga zgjerimi i ri.