Duam t’ju kujtojmë se në vjeshtën e vitit të kaluar Presidenti Putin mori pjesë në eksperimentin për shpëtimin e një lloji të rrallë të familjes së lejlekëve - lejlekut të bardhë siberian. Ai vizitoi stacionin ornitologjik nën Salehard, ku në timonin e motodeltaplanit bëri plot tre fluturime me lejlekët e bardhë të rritur në inkubator. Ata nuk mund të fluturonin dot në mënyrë të pavarur për shtegëtim në viset e ngrohta sepse nuk dinin rrugën. Në rolin e udhërrëfyesit të tyre në fluturimin e shtegëtimit doli motodeltaplani.

Lejleku me emrin Voron nuk fluturoi së bashku me lejlekët e tjerë të bardhë siberianë drejt viseve të ngrohta, por mbeti në Tjumen. Së shpejti atë e kapën bashkëpunëtorët e rezervatit natyror të Bellozerskij. Nga Moska lejleku i bardhë me emrin Voron do të dërgohet në rezervatin Oka, ku ose do të mbetet për riprodhim, ose do të lëshohet në liri për tu bërë pjesë e natyrës së egër.