Kështu, pak kohë më parë u bë publik informacioni mbi ndalimin e një familje serbe që ka përqafuar ideologjinë dhe praktikat vahabiste. Gjatë bastisjes së shtëpisë, kryefamiljarit dhe dhëndërrit të tij iu gjetën armë dhe municione. Siç u bë e qartë, të dy burrat në mënyrë periodike "shkonin për të luftuar në Siri" në mbështetje të shokëve të tyre të idesë në luftën kundër Bashar Al-Assad.

Pothuajse në të njëjtën kohë në veri të Malit të Zi, jo larg kufirit me Kosovën, u zhvillua "tubimi" tradicional i vahabistëve. Ky takim u mbajt nën flamujt e Turqisë dhe Arabisë Saudite. Sipas të dhënave të fundit, tani në rajonet veri-lindore të Malit të Zi (kryesisht myslimane, më të varfërat në vend) janë evidentuar si të paktën 200 pasues të Islamit radikal. Në vështrim të parë kjo shifër nuk duket të jetë dhe aq e madhe. Por Agjencia e Sigurisë Kombëtare e vendit është tejet e shqetësuar në lidhje me rritjen e prirjeve të tilla dhe deklaron mbi rrezikun e drejtpërdrejtë kërcënues për vendin.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë vahabistët dalin shpesh herë në rolin e trajnerëve në palestrat e shkollave. Është vërtetuar se militantët e përgatitur në territorin e BiH-së janë përfshirë në shpërthimet e trenave në Madrid në vitin 2004. Në trupat e militantëve të vrarë të opozitës në Siri janë gjetur shpesh pasaporta boshnjake. Raporti i fundit i tillë i përket datës 27 shtator të këtij viti.

Njihet fort mirë me islamizmin radikal edhe Maqedonia. Sipas të dhënave të ekspertit maqedonas të sferës së sigurisë Ivan Babanovski, kampet e "Al-Qaeda" kanë qenë të vendosura në atë pjesë të territorit të Republikës, e cila kontrollohej nga terroristët e "Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare". Këto janë pikërisht ato trupa që ndërmorrën intervencionin nga Kosova në Maqedoni në vitin 2001. Meqë ra fjala, sot në Kosovë, në kampin e madh pranë Kaçanikut, trajnohen vullnetarët që nisen më pas për të luftuar në Siri.

Le të kujtojmë me këtë rast se "Kosova e Pavarur" është projekt i SHBA-së dhe aleatëve të saj dhe nuk ka gjasa të ndodhë ndonjë gjë në këtë territor pa dijeninë e tyre. Dhe, për fat të keq, kjo është vetëm një pikë në gjeografinë e gjerë të kampeve të trajnimit të militantëve, të cilat financohen nga Perëndimi, theksoi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë", eksperti nga Gjermania, Dr Hans Kreh:

- Në lidhje me këtë temë ekziston raporti shumë interesant i revistës së autoritetshme e të respektuar amerikane "Defense and Foreign Affair Strategic Policy", i cili u botua disa muaj më parë. Nëse do t’i besohet këtij raporti, shërbimet e inteligjencës të SHBA-së tashmë që prej shumë muajsh po përgatisin në Jordani 3000 militantë për desantim të mëtutjeshëm në Damask. Ata tashmë u përpoqën një herë për të bërë këtë, por u bllokuan në përleshjet me grupet e tjera rebele, të cilat penguan avancimin e tyre drejt destinacionit. Kurse në revistat arabe unë kam lexuar se shërbimet sekrete franceze janë përfshirë gjithashtu në trajnimin e njësive të militantëve.