Ekspozita hap cilkin e aktiviteteve festive kushtuar 85-vjetorit të Radiokompanisë, i cili do të kremtohet në vitin 2014. Në të janë paraqitur materiale fotografike që i dedikohen punës së "Zërit të Rusisë" në Brazil, Britaninë e Madhe, në SHBA, Turqi, Ukrainë, Kinë, si dhe materiale që pasqyrojnë veprimtarinë e Zyrës qendrore të tij në Moskë.

Ekspozita u hap nga Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Politikën e Informacionit, Teknologjinë Informative dhe Komunikimet Aleksei Mitrofanov, Nënkryetari i Dumës Shtetërore Sergei Zheleznjak dhe Kryetari i "Zërit të Rusisë" Andrei Bistrickij.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës u ndoq gjithashtu edhe nga Kryetari i përhershëm i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovskij. Politikani tregoi se "Zëri i Rusisë" ka qenë vendi i tij i parë i punës në vitin 1968:

- Ky ishte vendi im i parë i punës që nga shtatori i vitit 1968 e deri në shkurt të 1969. Unë kam punuar në atë kohë në redaksinë e gjuhës turke. Atëhere për herë të parë fitova qasje të lirë në informacion. Unë mësova se çfarë po ndodhte në botë, prandaj sot e kam shumë më të lehtë të operoj me fakte të ndryshme historike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbarë bota dëgjonte "Radio Moskën", sepse ne si një vend fitimtar jepnim informacionin më të saktë dhe më të vërtetësishëm. Edhe tani e gjithë bota mund të na dëgjojnë gjithashtu ne, meqenëse ka patur mundësinë tashmë të bindet në falsitetin e radiostacioneve të tilla të njohura si "Zëri i Amerikës". Kjo do të thotë se edhe në ditët tona radio vazhdon të mbetet megjithatë instrumenti kryesor i propagandës, sepse për televizionin nevojitet ekrani, kurse radio mund të jetë me ju kudoqoftë.

Zëvendës Kryetari i Dumës Shtetërore Sergei Zheleznjak gjithashtu e përgëzoi "Zërin e Rusisë" me rastin e hapjes së ekspozitës dhe vuri në dukje se projekti duhet të jetë një nga prioritetet e vendit tonë, meqenëse aktualisht ai është një nga kanalet më të ndershëm, më të besueshëm, më të vërtetësishëm dhe më korrektë të informacionit në lidhje me atë çka ndodh në Rusi.

Sergei Zheleznjak përmendi se ai vetë ka marrë pjesë mëse një herë në programet e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Zëvendës Kryetari i Dumës Shtetërore shprehu gjithashtu sigurinë e vet se nuk ka asnjë deputet, i cili të ketë përjetuar faktin e pjesëmarrjes së vet në transmetimet e "Zërit të Rusisë", pasi të gjithë deputetët janë mëse të bindur se programet me pjesëmarrjen e tyre në valët e Radiokompanisë do të realizohen e transmetohen në On Air në mënyrë profesionale.