Historia e festës së Eid al-Adha është më shumë se një mijëvjeçare. Rreth saj në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tregoi myftiu Farid Sallman:

- Kjo festë është e lidhur për myslimanët me emrin e Profetit Ibrahim, ose - sipas Biblës - Abraham. Në bazë të legjendës, kur arriti moshën 90 vjeçare ai nuk kishte ende asnjë fëmijë. Atëhere Ibrahimi iu drejtua me një lutje Zotit dhe i kërkoi që t’i dhurojë atij mundësinë e vazhdimësisë së gjinisë. Për këtë ai premtoi të sakrifikojë për Zotin e Plotfuqishëm një kurban të denjë. Dhe Perëndia i dhuroi Abrahamit një djalë. Sipas traditës islamike ky ishte Ismaeli, ndërsa sipas Dhiatës së Vjetër - Isaak (Isaac). Kur erdhi koha, Zoti i kujtoi Abraham-Ibrahimit premtimin e dhënë prej tij. Dhe Profeti u tregua i gatshëm të sakrifikonte djalin e vet - të parëlindurin. Ai madje ngriti dorën me thikë mbi djalin e tij, por Zoti në momentin e fundit e ndërroi viktimën. Në vend të të birit Ibrahimi i bëri kurban Zotit të Plotfuqishëm qengjin e zi sakrifikues.

Galeria fotografike

Në kujtim të Hirit të Perëndisë ndaj racës njerëzore dhe u instalua Dita e flijimit të kurbanit - Eid al-Adha.

Në kryeqytetin e Rusisë festa e Fitër Bajramit (Eid al-Adha) tashmë që prej disa vitesh asociohet me turmën e madhe të mijëra myslimanëve, të cilët herët në mëngjes në sheshet dhe rrugët pranë xhamive kryejnë lutjen solemne - namazin. Ndërsa therja tradicionale e kafshëve të kurbanit bëhet në periferitë e qyteti. Këtë vit janë caktuar më shumë se dhjetë ferma, ku ata që dëshirojnë mund të kryejnë ritualin e sakrifikimit. Kjo u lejon myslimanëve për të kremtuar festën e madhe sipas të gjitha kanoneve të nevojshme, thotë Farid Sallman:

- Autoritetet pushtetore caktojnë platforma të veçanta për bërjen e kafshëve kurban. Dhe kjo përshtatet plotësisht me normat e të drejtës së Sheriatit islam. Pasi që në kohërat e Profetit pat ekzistuar një traditë e tillë që lutjet (namazet), shërbesat festive fetare dhe flijimet mbaheshin larg nga vendbanimet - në shkretëtirë, në stepë apo në fushë të hapur. Prandaj ngandonjëherë autoritetet laike ruse madje edhe në rajonet jomyslimane sillen si të ishin më tepër myslimanë se sa vetë myslimanët.

Në rajonet ruse gjithashtu bëhet gjithshka e mundur në mënyrë që në ditët e festës së madhe të myslimanëve të mos ofendohen ndjenjat e besimtarëve, tregoi për "Zërin e Rusisë" myftiu i rajonit të Çeljabinskut (Chelyabinsk) Vugar Akperov:

- Ne përpiqemi të sigurojmë për të gjithë një atmosferë sa më të rehatshme. Therja e kafshëve të kurbanit do të mbahet në një vend të largët, të posaçëm dhe të mbyllur, në mënyrë që fëmijët të mos e shohin këtë. Çdokush që dëshiron mund të vijë dhe të zgjedhë kafshën që i pëlqen, ndërsa pastaj të kthehet për ta marrë atë. Të gjitha këto do të bëhen pa asnjë pagesë, vetëm për Lavdinë e Allahut të Plotfuqishëm.

Në rajonet historikisht islamike të Rusisë, të tilla si Adigeja (Adygea), Dagestani, Ingushetia, Tartarstani, Çeçenia dhe të tjera, Fitër Bajrami (Eid al-Fitr) është tradicionalisht festë zyrtare. Udhëheqësit myslimanë të vendit theksojnë në mënyrë të veçantë se festa e Bajramit të Madh simbolizon paqen dhe mirësinë. Përveç faktit, se në të gjitha ditët e kremtimit besimtarët domosdoshmërisht duhet të kryejnë vepra të mira dhe të angazhohen në veprimtari bamirësie, myslimanët duhet të heqin dorë edhe nga çdo konfrontim ushtarak.