Gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2014 në Soçi pikërisht në këtë kompleks dhe do të zhvillohet konkurrenca sportive për 23 nga 96 kompletet e medaljeve të Olimpiadës. Korrespondentja jonë Sofia Gordievskaja u ngjit në lartësinë prej më shumë se një mijë metra mbi nivelin e detit dhe pa me sytë e vet njërën nga pistat më të ndërlikuara, më sfiduese olimpike.

Këtë vjeshtë malet e Krasnaja Poliana deklarojnë me zë të lartë e plot krenari - Olimpiada në Soçi do të jetë nga më të pazakontat. Kompleksi unik për garat me ski dhe ato të biatlonit "Laura" është një konfirmim i qartë i kësaj. Në platformën e pikënisjes së lëvizjes të kabëllit ajror (teleferikut) gjithçka është e zhytur në gjelbërim të hazdisur dhe mban mot i ngrohtë, por mjaftojnë 40 minuta ngjitje me teleferik dhe ti ndjen fillimin e dimrit të vërtetë - kësulat e bardha të maleve të mbuluara me dëborë, ajri i ftohtë dhe i freskët që të rreh fytyrën. Plot pas 4 muajsh këtu do të fillojnë startet olimpike të garave me ski dhe biatlonit. Që në këto momente gjithçka është pothuajse gati për pritjen e Olimpiadës.

Pistat e rrëshqitjes të kompleksit "Laura" ekspertët i kanë karakterizuar si nga nga më të vështirat në botë. Këtu janë zhvilluar turnetë e testimit dhe javët e stërvitjeve të sportistëve. Këta të fundit kanë deklaruar tashmë se për të fituar në këto pista do të jetë një detyrë aspak e lehtë. Mjeshtri i nderuar i Sportit në disiplinën e Biatlonit Ivan Çerezov këtë vit provoi për herë të parë pistën olimpike:

- Përsa i përket pistës, a e dini, për mua ishte mjaft interesante ta provoja atë. Unë këtu erdha për herë të parë, të gjithë thotë se pista është shumë e vështirë, dhe kjo është me të vërtetë këtu. Shpatet janë të rrezikshme, nuk ke asnjë mundësi që të parakalosh rivalin në të tatëpjetë. Edhe ngjitjet janë gjithashtu shumë komplekse. Mjaft të pjerrëta (thepisura) dhe të gjata.

Unik kompleksi "Laura" është edhe për vetë faktin se infrastruktura sportive në të është projektuar që ai të mund të funksionojë gjatë gjithë vitit. Në dimër sportistët rrëshqasin nëpër shpatet e mbuluara nga akulli, kurse në verë - në asfalt me ski të veçanta me rrotëza. Në shtator në Soçi u mbajt kampionati dhe Kupa e Rusisë në disiplinën e Biatlonit. Për pjesëmarrje në të erdhën sportistë nga i gjithë vendi. Midis tyre edhe mjeshtri i sportit i klasit botëror, atleti i biatlonit Andrei Makovejev:

- Ne mbërritëm në vendin e zhvillimit të garave pak më parë fillimit të tyre dhe zhvilluam plot 3 javë stërvitje intensive. U adaptuam me terrenin sportiv dhe provuam pistat e vështira në shpatet malore.

Pas Lojrave Olimpike stadiumi i skive në kompleksin sportiv "Laura" do të çmontohet. Atje do të mbeten pistat e skive për turistët dhe kompleksi i biatlonit. Në të në të ardhmen do të zhvillojë stërvitjet e veta ekipit kombëtar si dhe do të mbahen garat me ski, duke përfshirë edhe ato të kampionateve ndërkombëtare.