Këto të dhëna u artikuluan në mbledhjen e Bordit drejtues të Bashkimit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë. Tani biznesmenët kanë ndërmend të përshpejtojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në organet rregullatore të OBT-së dhe të paraqesin ankesat përkatëse për secilën masë të identifikuar proteksioniste.

Siç tregoi përvoja e parë e pjesëmarrjes së Rusisë në OBT, anëtarësimi në këtë organizatë nuk garantonte përjashtimin, pra eliminimin automatik të masave mbrojtëse për eksportet ruse. Shumë vende, në përpjekje për të mbrojtur prodhuesit e tyre, veprojnë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara. Lider, përkatësisht numrit të masave proteksioniste, është bërë Bashkimi Evropian, i ndjekur nga SHBA-ja, India dhe Kina, thekson Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës ruse për Tregtinë Ndërkombëtare, Vladimir Sallamatov:

- Masa të tilla aplikohen, në radhë të parë, ndaj industrisë kimike, asaj të prodhimit të tubave, metalurgjisë dhe degëve të tjera industriale. Rishikimi i rregullimeve të energjisë, të cilat BE-ja i aplikon ndaj një numri të madh të produkteve tona, do të lejojë eliminimin e një sërë masave të identifikuara ndër 79 syresh. Detyrë e biznesit është tani që t’i shtrojë për zgjidhje problemet ekzistuese, të japë ndihmën e vet në zhvillimin e hetimit, të përgatisë dosjen. Ndërsa qeveria me iniciativën e biznesit do të duhet të bëjë veprimet e nevojshme ligjore në platformën e OBT-së.

Sipërmarrësit propozojnë që ky proces të fillojë me zhvillimin e një reglamenti të posaçëm mbi bashkëveprimin e qeverisë dhe biznesit për çështjet e OBT-së. Dokumenti në fjalë do të lejojë reagimin e shpejtë ndaj tentimeve për diskriminim të mallrave ruse jashtë vendit.

Përsa i përket tregut të brendshëm, këtu, sipas të dhënave të Bashkimit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë, parashikimet negative nuk u materializuan. Për një vit të anëtarësimit të Rusisë në OBT importet e mallrave nga vendet e huaja të largëta (pra, jo ato të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, BSHP apo CIS) në terma të vlerës janë rritur me jo më shumë se 3%. Kurse kjo do të thotë se rritja e mprehtë e fluksit të mallrave të importuara në tregun rus pas hyrjes në OBT nuk ndodhi: pasoja pak a shumë të qenësishme kanë ndjerë vetëm disa sektorë. Pas një viti të anëtarësimit të Rusisë në OBT 86% e ndërmarrjeve ruse, të anketuara nga Bashkimi i Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë, tani për tani nuk i kanë ndjerë fort ndryshimet, por kjo i detyroi kompanitë të mendojmë në lidhje me rritjen e efektivitetit të vet.