Ekspertët paralajmërojnë për mundësinë e emetimit të hirit nga krateri në një lartësi prej tetë kilometra, çka paraqet rrezik serioz për motorët e avionëve.

Deri në fshatin Kluçi, i cili ndodhet rreth 30 km nga vullkani, dëgjohen në mënyrë periodike gjëmimet e shpërthimeve në kraterin e gjigandit, lartësia e të cilit është gati 5.000 metra mbi nivelin e detit, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Shefi i Observatorit të Vulkanologjisë në fshatin Kluçi, Juri Demjançuk. Sipas fjalëve të shkencëtarit, rrymat kryesore të llavës rrjedhin tëposhtë nëpër shpatin jug-perëndimor të vullkanit Kluçevskoi. Por rrezik për pikat e afërta të banimit ato nuk përbëjnë. Megjithatë, vullkani është vullkan, sidomos një i tillë si Kluçevskoi. Ai nuk është vetëm më i madhi ndër ata veprues në Euroazi, por edhe një nga më aktivët në planet, vë në dukje Juri Demjançuk:

- Ai është vazhdimisht në gjendje erupsioni. Sigurisht ka dhe pauza të vogla në periudhën e aktivizimit të tij. Pushimi më i madh i këtij vullkani i fiksuar në kujtesën time është nga viti 1994 deri në 2003, dmth nëntë vjet. Ndërsa zakonisht ai shpërthen çdo vit. Dhe vëllimi i vjelljeve të tij - llavë dhe hi - është shumë i madh.

Është interesant fakti se u aktivizua Kluçevskoi menjëherë sapo në Kamçatka rreshti erupsionin e vet vullkani tjetër Tollbaçik. Shpërthimi i tij ka tërhequr shumë turistë nga e gjithë bota. Pikërisht ai dhe ngadalësoi shpërthimin e fqinjit të vet, të vendosur më lart, shpjegon shkencëtari vulkanolog:

- Qendrën e thellësisë ata e kanë një të përbashkët dhe për këtë arsye ekziston komunikimi hidrostatik mes tyre nëpërmjet kanaleve. Meqenëse erupsioni i vullkanit Tollbaçik është shumë më i ulët në lartësi, "shkarkimi" i vatrës bëhet atje ku është më e lehtë. Plasaritja, përmes së cilës ndodhi shpërthimi i Tollbaçik, është me madhësi rreth 5 km. Ajo u formua në nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u mbyll. Shkarkimi, lehtësimi i presionit (depressurization) përmes saj rreshti dhe për këtë arsye presioni në kanalin e Kluçevskoi filloi të rritet, kurse magma u ngrit në sipërfaqe.

Gjigandi mund të vazhdojë erupsionin e vet nga disa muaj deri në dy vjet. Parashikime më të sakta ekspertët nuk kanë dhënë tani për tani. Duke pasur parasysh rritjen, sipas vëzhgimeve të tyre, të aktivitetit vullkanik dhe sizmik në rajon deri në pranverë Kluçevskoi të jetë "i zemëruar dhe do të vazhdojë të vjellë vrer". Vullkani trajtohet këtu me nderim dhe dashuri të veçantë. "Kluçevskoi ynë është një bukurosh i vërtetë", - shprehet me krenari Shefi i Observatorit Vulkanologjik të Kamçatkës.