Faza aktive e stërvitjeve të sipërpërmendura do të mbahet nga 7 deri në 11 tetor në poligonin ushtarak të Çebarkul-it. Në to janë përfshijnë më shumë se 2.500 ushtarakë nga Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia dhe Taxhikistani, si dhe rreth 500 njësi armatimesh dhe pajisjesh të posaçme luftarake. Në fakt, këto janë stërvitjet e para ushtarake në kuadrin e OTSK (CSTO), në të cilat do të praktikohen veprimet e destinuara për të ruajtur paqen në një rajon të caktuar, vuri në dukje analisti ushtarak rus Mihaill Hodarjonok:

- Qëllimi i stërvitjeve ushtarake të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (OTSK apo CTSO) është përmirësimi i bashkëveprimit midis ministrive të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse të saj. Në çdo rajon të sigurisë kolektive mund të shpërthejë ndonjë konflikt ushtarak. Shumë e trazuar paraqitet situata aktuale në Kaukaz, ende nuk ka gjetur zgjidhje konflikti i zgjatur i Nagorni Karabahut midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Rajoni ngjitur me kufijtë e vendeve pjesëmarrëse të OTSK (CSTO) tashmë që prej kohësh është shumë larg përcaktimit territor me situatë stabile. Dhe pikërisht ky fakt i detyron udhëheqjet e tyre që të kërkojnë mënyra për të siguruar kufijtë e vet, thekson analisti politik Viktor Mizin:

- Këtu kërcënimi kryesor është rritja e numrit të grupeve të ndryshme fundamentaliste islamike, separatizmit agresiv. Kërcënime të tilla terroriste është tejet e vështirë të luftohen, të përballohen edhe për vetë faktin se jo gjithmonë kjo mund të bëhet me metoda thjesht ushtarake. Këtu është i nevojshëm edhe bashkëpunimi i të gjitha organeve ushtarake të vendeve të OTSK, duke përfshirë edhe shërbimet e tyre të inteligjencës.

Një nga detyrat kryesore të stërvitjeve aktuale ushtarake - përpunimi prej ushtrisë, policisë dhe forcave speciale të veprimeve për ruajtjen dhe marrjen nën mbrojtje të vazhdueshme të objekteve me rëndësi jetike. Sepse pikërisht ato dhe bëhen, si rregull, objektiva të terroristëve, nënvizon Viktor Mizin:

- Fjalë mund të bëhet për centralet bërthamore, për ndofarë digash e hidrocentralesh. Se pikërisht kundër tyre dhe janë të drejtuara sulmet terroriste në mënyrë që të shkaktohen sa më shumë dëme e shkatërrime. Ndryshe nga veprimet "konvencionale" luftarake, të cilat u demonstruan gjatë manovrave të fundit ushtarake ruso-bjelloruse nën emrin e koduar "Perëndimi-2013", pikërisht veprimet e drejtuara për mbrojtjen e një objekti konkret paraqesin vështirësinë më të madhe. Dhe është shumë e rëndësishme që të përpunohen metodat për mbrojtjen e tyre efektive.

Gjatë manovrave që sapo filluan pjesëmarrësit e tyre do të duhet të përpunojnë gjithashtu edhe detyrat e kryerjes së shërbimit ushtarak në postet e vëzhgimit dhe postblloqet e lejim-kalimit, lirimit të pengjeve dhe kundërveprimit në raste të shpërthimit të trazirave masive.