Rritja e numrit të njerëzve do të thotë rritje të përdorimit të burimeve natyrore dhe rritje të emetimeve të dëmshme dhe të mbeturinave. Miliarda njerëz në një planet të boshatisur, të djegur dhe të mbushur me mbeturina shtëpiake dhe mbetje radioaktive - një skenar në dukje fantashkencor, por që mund të kthehet në realitet në Europën e begatë. Sidomos duke pasur parasysh faktorin afrikan. Në Kontinentin e Zi në vitin 2050 do të jetojë një e katërta e popullsisë së botës, thotë demografi Sergei Zaharov:

- Presioni migrator nga Afrika në vendet anglo-saksone të botës do të rritet. Emigrantët nuk do të mund të ndalen edhe nga barriera të larta, aq më tepër që popullsitë e vendeve të zhvilluara plakjen shpejt. Ato kanë nevojë për një fluks të krahut të freskët të punës dhe të mendjeve të freskëta.

Gjatë 30 viteve të fundit është rritur në mënyrë drastike nga disa mijëra në më shumë se 20 milionë popullata myslimane e Europës. Një model i ngjashëm është vërejtur edhe në Shtetet e Bashkuara. Aq më tepër që atje komuniteti mysliman po rritet me ritme edhe më të shpejta se në Europë. A do të thotë vallë kjo se Islami politik do të bëhet modeli mbizotërues i shtetit në të ardhmen? Ka disa ekspertë që dyshojnë për këtë, si dhe në rëndësinë e problemit të mbipopullimit.

Optimistët besojnë se mbipopullimi nuk është një term absolut. Ai duhet të jetë proporcional me volumin e burimeve ekzistuese dhe hapësirën ​​fizike. Prodhimi i ushqimeve, për shembull, ka një rritje më të madhe se sa popullsia. Dhe ekziston mendimi se është e mundur të ushqehet një popullatë 8-10 herë më e madhe në numër se sa popullsia e tanishme. Ndërsa, për të ndërtuar, një njeri përdor më pak se 1% të sipërfaqes së Tokës.

Nëse llogaritjet e optimistëve janë të sakta, atëherë të paktën çështja afrikane mund të zgjidhet. Nëse do të arrihet të rritet niveli i mirëqenies së popullsisë së Afrikës, kjo në mënyrë indirekte do të ndikojë edhe në demografi. Sa më mirë të jetojë njeriu, aq më shtrenjtë i kushton kujdesi për fëmijët dhe për pasojë në familjen e tij ka më pak fëmijë. Ndërsa barazimi i nivelit të jetesës në planetin tonë do të zvogëlojë flukset e migracionit të refugjatëve dhe do të reduktojë rritjen demografike.