Kufizimet e ashpra do të kenë të bëjnë vetëm me ato zona ku ndodhen objektet olimpike. Kjo është e nevojshme për parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste, vuri në dukje përfaqësuesi i Shërbimit Federal të Sigurimit (SHFS) të Rusisë, Aleksei Llavrishev:

- Në hyrje të zonave të veçanta do zhvillohet kontrolli: për kalimin në objekte duhet pasur me vete bileta, pashaporta e zotëruesit të biletës ose akreditimi olimpik. Kalimi do të jetë i mundur vetëm pas kontrollit të personit ose automjetit.

Gjatë periudhës së zhvillimit të Lojërave Olimpike në Soçi do të aplikohen kufizime për shoferët. Por kjo do të bëhet jo vetëm për mundësimin e sigurinësë, sesa më tepër në lidhje me kërkesat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), tregoi përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, Anton Gusev:

- Kërkesat e KON-it kanë të bëjnë me mundësimin e lëvizjes së lirë të sportistëve, rezervimin e hapësirave të parkimit për "familjen olimpike" dhe partnerët e komitetit organizativ. Prandaj u vendos të kufizohet lëvizja e automjeteve private dhe në të njëjtën kohë të bëhet një lëvizje për zhvillimin e transportit publik gjatë kohës së zhvillimit të Lojrave Olimpike.

Sigurinë publike do ta garantojnë efektivët e policisë. Në rast nevoje ndihmë do t’i jepet menjëherë vizitorit nga çdo vend, tha Anton Gusev:

- Në çdo njësi ne do të kemi përkthyes profesionalë, të cilët zotërojnë nohuri në disa gjuhë të huaja. Përveç kësaj, ne i jemi mirënjohës administratës së qytetit të Soçit dhe komitetit organizativ të Olimpiadës për mundësinë në lidhje me përdorimin e qendrës së telefonatave (ang. call-center) të qytetit. Do të jenë të mundura telefonatat në këto qendra dhe marrja prej tyre e përkthimit apo ndihmës konkrete të nevojshme.

Më vete përfaqësuesit e strukturave të zbatimit të ligjit u ndalën tek çështja e kufizimit të së drejtës të qytetarëve për të mbajtur mitingje dhe marshime, të cilat nuk lidhen me Lojërat Olimpike. Siç vuri në dukje bashkëpunëtori i shërbimeve sekrete ruse Aleksei Llavrishev, ndalimi në fjalë është parashikuar nga ligji rus dhe nuk përmban karakter represiv. Në të kundërt, ai synon krijimin e një ambienti me kushte të rehatshme për mysafirët dhe pjesëmarrësit e Olimpiadës.