Për herë të parë në më shumë se tre dekada u zhvillua një bisede telefonike midis presidentëve të SHBA-së dhe Iranit. Sekretari i Shtetit John Kerry deklaroi mbi faktin se marrëveshjet për "dosjen bërthamore" të Iranit mund të arrihen për 3-6 muaj.

Zgjedhja e Hassan Rouhani në postin e Presidentit të Iranit demonstron se Teherani - në sfondin e shtrëngimit të sanksioneve ekonomike - ruan një sjellje shumë pragmatike në marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vë në dukje historiani Sergei Seregiçev:

- Amerikanët u ndodhën në një situatë shumë të vështirë. Mbetet ende e paqartë se çfarë duhet të bëhet me Sirinë. Barack Obama, në përgjithësi, nuk do ta bombardojë Sirinë, por për të kryer këtë atë e detyrojnë lobet e veta ushtarako-industriale, militanët demokratë dhe republikanë. Atë e detyrojë për këtë Katari dhe Arabia Saudite. Barack Obama dhe njerëzit mendjekthjellët në administratën e tij janë në kërkim të një pikëmbështetje. Një pikë e tillë mbështetje mund të bëhet Irani.

Sipas mendimit të ekspertit, SHBA-ja është bërë tepër e varur nga monarkitë e Gjirit Persik, të cilat, pavarësisht mundësive të mëdha financiare dhe ndikimit në politikën e SHBA-së, janë shumë të dobta në planin ushtarako-politik. Nga ana tjetër, në Iran, i cili ndodhet nën sanksionet ndërkombëtare po rritet tensioni social, janë kufizuar shumë mundësitë për zhvillimin e industrisë së naftës:

- Irani është një fuqi rajonale. Dhe ai dëshiron që amerikanët ta njohin atë si të tillë. Iranianët do të bëjnë lëshime kolesale, sepse duke marrë mbi vete angazhimin formal të partnerit rajonal të SHBA-së, ata do të duhet të rindërtojnë fillimisht në nivel të fshehtë, më pastaj edhe në nivel të duksh;m, marrëdhëniet e veta me Izraelin, të qetësojnë aktivistët e vet në Liban, të ngrijnë aktivitetet terroriste të grupeve pro-iraniane në Rripin e Gazës. Iranianët janë të vetëdijshëm se për çfarë pune bëhet fjalë, por ata do të detyrohen të bien dakord me këtë.

Megjithatë, sipas mendimit të ekspertëve, afrimi i SHBA-së dhe Iranit mund të ndërpritet nga kundërshtarët e këtij procesi. Këto mund të jenë provokime në marrëdhënie me inspektorët e OKB-së në Siri, apo një tjetër sulm kimik. Ndërhyrja ushtaraek e SHBA-së në këtë rast, ka shumë mundësi, t’i heqë vijë afrimit me Iranin.