Festivali i Tretë Ndërkombëtar "Rrethi i dritës" do të hapet më 4 tetor në 21:00 me orën e Moskës. Programi përfshin një performancë muzikore të shoqëruar me një show dritash.

Vitin e kaluar Festivali i dritës u zhvillua në pesë sheshe në qendër të kryeqytetit. Fasadat e ndërtesave të famshme - Katedralja e Shën Vasilit, GUM-i, Muzeu Historik – u shndërruan në ekrane, në të cilët mund të shikohej një shfaqje e paharrueshme.