Sipas fjalëve të George Trapeznikov, nevoja për nominimin e President lidhet me rolin pozitiv që ka luajtur Vladimir Putin në një sërë konfliktesh të armatosur, duke përfshirë ngjarjet në Beslan në vitin 2004 dhe konfrontimi ushtarak ruso-gjeorgjian 4 vjet më vonë. Iniciativa u mbështet në mënyrë aktive në Francë. Atje ka filluar mbledhja e firmave për peticionin, autorët e të cilit propozojnë që t’i hiqet Çmimi Obamës dhe t’i jepet Putinit.

Sipas mendimit të francezëve, Barack Obama, të cilit iu dha Çmimi në vitin 2009 për përpjekjet e tij të shquar në fushën e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, merret vetëm me mbrojtjen e interesave ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe justifikimin e sasive të mëdha të buxhetit ushtarak. Për sa i përket kësaj, dhënia e Çmimit Nobel Presidentit të SHBA-së, i zgjedhur së fundmi në këtë post dhe i cili nuk ka pasur kohë të bëjë qoftë edhe diçka të rëndësishme për "paqen në botë", shaktoi një valë kritikash dhe tallje në vende të ndryshme.

Vlen të përmendet se, siç siguruan në Kremlin, iniciativa e Akademisë me administratën presidenciale nuk janë marrë vesh me njëra-tjetrën. Sipas fjalëve të Sekretarit për shtyp të Kryetarit të shtetit rus, Dimitri Peskov, Vladimir Putin në aktivitetet e tij nuk është udhëhequr kurrë nga synimi për të marrë ndonjë çmim. Kriteri kryesor i efektivitetit për atë është kënaqësia nga rezultatet e arritura. Ndërkohë vetë fakti i emërimit të Presidentit të Rusisë për Çmimin Nobel për Paqe paraqet meritat e tij të shquara përpara komunitetit global, mendon Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për shtetet më të reja Aleksei Martinov:

- U arrit ndalimi i luftës në Siri, e cila kishte një shans të mirë për t’u shndërruar në një konflikt të madh botëror. Është e pamundur të mbivlerësohet apo të nënvlerësohet kjo meritë. E gjithë bota flet për faktin që Vladimir Putin ndaloi luftën e re botërore, e cila mund të fillonte pas bombardimit të Sirisë.

Në vetë Komitetin e Nobelit deri më tani refuzojnë të konfirmojnë apo të mohojnë informacionin në lidhje me propozimin e marrë në adresë të tij për t’i dhënë Vladimir Putin Çmimin kryesor të Paqes në botë.