"Një deklaratë e tillë është vështirë të mos përshëndetet", tha në një intervistë me "Zërin e Rusisë" politikani i shquar sllovak, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë (parlamenti) dhe Asamblesë Parlamentare të KiE, shkrimtari rus, i cili jeton në Bratislavë, Sergei Helemendik:

- Në fakt, kjo detyrë mua më duket se zgjidhet lehtë nga pikëpamja teknike. Armëve kimike u ka kaluar koha edhe nga pikëpamja morale. Ato përdoren si një faktor parandalues​​. Në shkallë të gjerë ato janë përdorur vetëm nga SHBA-ja (me tjetër emërtim) gjatë Luftës së Vietnamit. Në qoftë se kjo ky mjet i shkatërrimit në masë do të vendoset nën kontroll, dhe më pas do të utilizohet në shkallë globale, atëherë do të mund të shmangen shumë fatkeqësi si për shembull sulmi ndaj Irakut nën pretekstin e (rezultoi të ishte i rremë) pranisë atje të armëve kimike. Dhe sulmi ushtarak ndaj Sirisë për pak sa nuk u ndërmor për shkak të një sulmi me armë kimike, gjoja të kryer nga trupat qeveritare.

Me pak fjalë, propozimi i Putinit përjashton "casus belli", termin i cili i përkthyer nga latinishtja do të thotë - "një arsye për nisjen e luftës". Nuk është çudi fakti që Presidenti i Rusisë sot konsiderohet nga shumë njerëz në Sllovaki si një garantues i paqes. Ne po vërejmë një rritje të popullaritetit të tij personal jo vetëm në Sllovaki, por edhe në Republikën Çeke. Në portalin tone "chelemendik.sk" mbërrijnë me qindra letra mirënjohjeje për Putinin. Njerëzit e lidhin identitetin e tij me Rusinë, e cila parandaloi një konflikt të madh rajonal, i cili kishte gjasa të kishte pasoja edhe mbi Sllovakinë.

Por në qoftë se lufta në Lindjen e Mesme do të rindizet, çfarë pasojash mund të kishte ajo për Europën?

Nuk mund të kishte, por do të ketë. Është marrë një pushim. Por nuk duhet shpresuar tek fakti se politika amerikane mund të ndryshojë në një ditë. Për fat të keq, do të jetë gjithnjë e më e vështirë ...

Ndërsa parashikimet për Europën janë përafërsisht të këtilla. Çdo luftë rajonale në Lindjen e Mesme do të çonte në një rritje çmimesh të burimeve energjetike. Nëse do të merrnim parasysh faktin se meteorologët parashikojnë një dimër të ftohtë, pasojat katastrofale për ekonominë e BE-së do të ishin të pashmangshme. Së dyti - përhapja në territorin europian e terrorizmit islamik (me origjinë të panjohur). Terroristët do të fillojnë të veprojnë, për të përfshirë europianët në këtë luftë. Dhe së fundmi: një konlikt me përmasa të gjera në rajon në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte një valë të re të refugjatëve në Europë, pasi ata thjesht nuk kanë vend tjetër ku të largohen, për t'i shpëtuar pasojave të luftës. Është fat që autoritetet në Sllovaki janë të vetëdijshëm për efektet e mundshme negative të bombardimit të Sirisë.

Konflikti sirian e ktheu edhe njëherë në aktuale temën e lidershipit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një studim i kohëve të fundit i The German Marshall Fund of the United Stares of USA, i kryer në 11 vendet europiane, tregoi se sllovakët më shumë se kushdo tjetër në Bashkimin Europian përkrahin Rusinë - 58%. Dhe pikërisht Sllovakia, më shumë se çdo vend tjetër europian, është i gatshëm të miratojë prioritetin e Rusisë në politikën botërore.