Por çfarë mendojnë në Europë, në brigjet e lumit Danub? Ne ш telefonuan në Bratislavë politikanit të famshëm lokal, ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të Sllovakisë (parlamenti) dhe Asamblesë Parlamentare të KiE, shkrimtarit rus që jeton në Sllovaki, Sergei Helemendik:

- Kjo është një fitore e qartë diplomatike dhe informative e Rusisë, e cila nuk është hera e parë në histori që veproi si një forcë e së mirës, duke mbrojtur paqen. Sot këtë e kuptojnë shumë nga çekët dhe sllovakët. E kuptojnë, pavarësisht nga fakti se si e pasqyruan situatën mediat çeke dhe ato sllovake. Ato iu bashkuan propagandës amerikane të luftës, që villte vrer ndaj regjimit "keqbërës" të Assad-it, i cili duhej ndëshkuar. Këto ditë unë kam dhënë shumë intervista për botimet më të mëdha të të dy vendeve. Dhe unë kam marrë përgjigjet e mijëra njerëzve në mbështetje të mendimit tim.

- Unë dua të përqendroj vëmendjen në qëndrimin zyrtar të Bratislavës. Politikanët sllovakë dhe ata çekë zakonisht nuk nxitojnë të reagojnë ndaj ngjarjeve të ndryshme. Por Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico veproi si jo zakonisht. Në një kohë kur po zhvilloheshin negociatat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë, ai bëri një deklaratë të papritur, duke thënë se Sllovakia nuk do të mbështeste variantin e zhgjidhjes me forcë të konfliktit sirian dhe se do të ishte kundër luftës. Unë nuk di që ndonjë lider tjetër i vendeve postkomuniste morri vendimin të shprehte një pikëpamje të tillë, të pavarur nga ajo e SHBA-së...

A mendojnë në Sllovaki se me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit mbi armët kimike siriane eliminohet mundësia e një sulmi ushtarak?

- Po, disa prej ekspertëve dhe politikanëve tanë janë të bindur se përkohësisht u arrit të parandalohej skenari i përdorimit të forcës. Por vetë arsyeja që mund të provokojë luftën, sipas mendimit tim, mbetet ende. Atë e formuloi saktësisht Presidenti rus Vladimir Putin në artikullin e tij, të botuar në "The New York Times". Bëhet fjalë për vetëdijen e amerikanëve, të cilët e konsiderojnë veten sinjë popull të veçantë nga të tjerët. Dhe meqë na qenka puna kështu, populli amerikan mund t'i zgjidhë problemet e veta në kurriz të interesave të të tjerëve, dhe madje edhe me luftë. Për më tepër, këto probleme janë zakonisht të një natyre ekonomike. Prodhimi gjigant në SHBA i parave të falsifikuara që kanë mbushur botën dhe e kontrollojnë atë, kërkon luftëra të vazhdueshme. Dhe fakti se me iniciativën e Rusisë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk është miratuar mekanizmi automatik i ndëshkimit të Sirisë (dmth., ndërhyrja ushtarake), i tregon vendin Amerikës. Ky vendim ka ngjallur respektin e sllovakëve. Si rrjedhojë u rrit popullariteti personal i Putinit në Sllovaki dhe Republikën Çeke, popullaritet i cili vërehet nga ne tani.