Ardhja e Sergei Narishkin në PACE mund të ishte realizuar edhe më parë, por në vitin 2012 vizita u desh të anulohej - Kryetari i Dumës Shtetërore refuzoi të fluturojë në Strasburg. Një vit më parë PACE miratoi një rezolutë diskriminuese mbi situatën në Rusi. Asnjë vërejte e palës ruse nuk u mor parasysh. Në lidhje me këtë Rusia propozon zhvendosjen nga vëzhgimi "shtetëror" në atë tematik. Kjo do të thotë se monitorimi duhet të kryhet njëkohësisht në disa vende mbi një çështje të caktuar. Për këtë në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" deklaroi Kreu i delegacionit rus në PACE, Aleksei Pushkov:

- Ne synojmë të arrijmë që vëzhgimi të zhvillohet jo në vende të veçanta, por mbi tema konkrete. Monitorimi shtetëror - është një formë e kontrollit mbi shtetet. Ai është i dobishëm vetëm për vendet e Evropës Perëndimore. Edhe pse ne e dimë, sidomos në vitet e fundit, në kushtet e krizës, shumë të drejta - si politike, ashtu edhe civile, edhe sociale - në këto vende janë shkelur.

Në sesionin e PACE pritet të ngrihen edhe tema të tjera. Kështu, delegacioni rus ka ndërmend të merret me problemin e shkeljeve të të drejtave të njeriut lidhur me aksesin që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj të dhënave personale të qytetarëve të një sërë vendesh evropiane, vuri në dukje në një intervistë Për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" anëtari i delegacionit rus në PACE, Senatori Rusllan Gattarov:

- Ne planifikojmë të përgatisim një raport në lidhje me faktin se të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë shkelur seriozisht për sa i përket aksesit të personave së tretë ndaj të dhënave të tyre personale, i cili po zbatohet nga përfaqësuesit e organeve të pushtetit shtetëror. Ne duam të zhvillojmë hetime dhe të marrim përgjigje për pyetjet: se çfarë sasie njerëzish është prekur, cilët zyrtarë të veçantë duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Si dhe çfarë hapash nevojiten të ndërmerren për parandalimin e përsëritjes së incidenteve të tilla.