Gjatë ditëve të fundit zhytësit u detyruan të shkojnë më thellë se niveli i parashikuar fillimisht. Megjithatë, të gjithë punët po zhvillohen si zakonisht.

Në vetë Çebarkull nuk ka ndonjë acarim për shkak të punëve të nxjerrjes, edhe pse çdo banor i qytetit e di saktësisht se ku ra bolidi qiellor. Dëshmitarët pohojnë se meteorit u godit. Në të vërtetë se nga kush apo me çfarë - është e paqartë. Ka shumë versione - nga përfaqësuesit e qytetërimeve jashtëtokësore dhe UFO-ve deri tek Mbrojtja antiraket. Banori i Çebarkullit, Dimitri, pohon se e ka parë me syte e vet shpërthimin:

- Pati një shkëlqim nga renia e meteoritit, pas së cilit atë e goditi diçka. U dëgjua një zhurmë e madhe. Kjo është ajo çka unë pashë. Pas kësaj pati disa tronditje, u vunë në funksionim alarmet e makinave, njerëzit i zuri paniku. Ndërkohë që vija e bardhë e tymit të meteoritit dukej në qiell edhe për rreth një gjysmë ore tjetër. Sinqerisht, ne as nuk e kuptuam që meteoriti ra në liqenin tonë.

Sot, banorët e Çebarkullit nuk i shqetëson ngritja e meteoritit, por fakti nëse mos vallë mysafiri kozmik është ​​radioaktiv. Pas rënies së tij në liqen për disa ditë me radhë gjatë natës në qiell dukej një shkëlqim i fortë, vazhdon Dimitri:

- Ne jemi shumë në merak për këtë. Për shembull, unë personalisht këtë vit notova në liqen vetëm një herë për këtë arsye. Ku i dihet se çfarë mund të ndodhë - rrezatim, mutacion i peshkut. Për më tepër që ne askush nuk na shpjegon asgjë. Ekspertët morën mostra të ujit, por zyrtarish nuk i thanë asgjë kurrkujt. Në këtë mënyrë, ne vetëm mund të mendojmë apo të spekulojmë.

Më 15 shkurt në qiell mbi rajonin e Çeljabinskut shpërtheu një meteorit. Në kryeqytetin e Uralit Jugor, Çeljabinskut, vala e shpërthimit theu xhamat e dritareve të shtëpive, fabrikave dhe ndërtesave të tjera. Më shumë se 1.500 persona u plagosën. Dëmi nga ngjarja e ndodhur arriti në miliarda rubla.