Disa vjet më parë Presidenti u interesua tek shkencëtarët në lidhje me faktin nëse mund të rimëkëmbet në Kaukaz popullata e leopardëve të Azisë Qendrore. Siç pohojnë specialistët, deri më tani askush në botë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Projekti startoi katër vjet më parë, dhe sot ka rezultate të ndjeshme. Kohët e fundit leopardëve të sjellë në Kaukaz u lindën katër të vegjël simpatikë. Tani ata mbahen në kafaz dhe pas një viti e gjysmë do të lëshohen në natyrën e egër. Leopardët e parë u sollën në Qendrën e mbarështimit nga Turkmenistani, dhe pastaj nga Irani. Vështirësia qëndron në faktin se përveç kujdesit të zakonshëm për këto kafshë, nevojitet të studiohet dhe karakteri i secilit prej tyre, sidomos në formimin e çifteve për të marrë pasardhës të mëtejshëm. Ky grabitqar është mjaft i komplikuar, tregon Drejtori i Qendrës së mbarështimit dhe rehabilitimit të leopardit të Azisë Qendrore i Parkut Kombëtar të Soçit, Umar Semjonov:

- Kur ne morëm kafshët e para nga natyra - femrat iranian dhe meshkujt turkmenë, rezultoi të ishte i vështirë formimi i çifteve midis tyre. Për vetë faktin se kur kafshët kundër dëshirës së tyre u sollën në një mjedis artificial pësuan një stres të fortë. Detyra jonë ishte që t’i nxirrnim butësisht ata nga kjo gjendje, të krijonim për ta kushte komforte. Në mënyrë që ata ta ndjeni veten të sigurt. Vetëm pas kësaj u arrit ndërmarrja e disa hapave për formimin e çifteve. Ky proces zgjati shumë - pothuajse dy vjet e gjysëm. Më në fund suksesi u arrit, macet u ambjentuan, u bënë miq, filluan të kujdesen për njëri-tjetrin dhe ne morëm pasardhës.

Në vitet e ardhshme në Rusi do të realizohen dhe programe të tjera për rigjenerimin e popullatës së kafshëve të rralla, thotë Drejtori i përfaqësisësi ruse të World Wildlife Fund (WWF) Igor Çestin:

- Ne kemi gjithashtu edhe leopardin e Lindjes së Largët të Rusisë (leopardi Amur), i cili jeton në rajonin e Primorjes. Atje situata është më e mirë, por mjaft alarmante. Që domethënë me krijimin e Parkut Kombëtar "Toka e leopardit" numri i tyre u rrit deri në 50 kafshë. Por kjo gjithsesi është një shifër shumë e vogël. Prandaj edhe atje planifikohet mbarështrimi i leopardëve dhe lëshimi më pas i tyre në natyrë të egër.