Konfrontimi ndërmjet forcave pro perëndimore dhe ekstremistëve islamikë mund të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë. Që në mes të shtatorit grupi "Shtetit Islamik Irak dhe Levant" njoftoi fillimin e veprimeve ushtarake kundër ish-aleatëve të tyre - Ushtrisës së Lirë Siriane. Duke pasur parasysh strukturën e shumëllojshme të opozitës siriane, një çarje në radhët e saj pritej, thekson orientalisti Vladimir Isajev:

- Forcat që po luftojnë kundër Damaskut zyrtar, kurrë nuk kanë qenë të bashkuara. Ato i bashkon vetëm një gjë - synimi për të rrëzuar nga pushteti presidentin. Më tej secila prej këtyre forcave e shikon të ardhmen e vendit në prizmin e vet. Disa shikojnë vazhdimin e ndërtimit të kalifatit të përgjithshëm islam në Siri. Të tjerët - ata që cilësohen si të moderuar - duan ta shohin Sirinë më demokratike, të shpëtojnë nga imazhi i një shteti mashtrues. Për të tretët kjo është një përpjekje për të krijuar shtetin e tyre: jo të gjithëve u pëlqen fakti që në krye të Sirisë janë alavitët (Alawites).

Rebelët u bëjnë thirrje forcave opozitare që luftojnë ndaj Presidentit Assad, të riorganizohen dhe të bashkohen në bazë të Islamit, i cili, sipas tyre, është "burimi i vetëm i ligjit". Megjithatë, kjo nuk i pengon grupet e ndryshme të hapin zjarr mbi njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Koalicioni Kombëtar i braktisur nga radikalët deklaroi se është i gatshëm të marrë pjesë në konferencën e paqes "Gjeneva-2", pavarësisht faktit se opozita më parë kishte vënë si kusht të pjesëmarrjes së saj në negociata largimin e Bashar Al-Assad nga posti i Presidentit. Diplomatët rusë dhe amerikanë kanë mbi një vit që po përpiqen të ulin në tryezën e bisedimeve përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore dhe të opozitës siriane. Këtë javë Ministria ruse e Punëve të Jashtme deklaroi se ekziston mundësia e thirrjes së konferencës. Por kjo do të kërkonte një "përfaqësim" të gjerë të opozitës siriane.