Në SKN anija kozmike "Soyuz" mbërriti vetëm 6 orë pas nisjes. Vitet e mëparshme për këtë nevojiteshin 2 ditë. Në mënyrë që të shkurtohet koha e fluturimit, orbita e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar u ngrit me 900 metra, shpjegon bashkëpunëtori i revistës "Lajmet e Kozmonautikës", Andrei Krasilnikov:

- Kjo ju lejon ambjentimin me kushtet e mungesës së peshës jo në kushtet e ngushta të anijes "Soyuz", ashtu siç ishte më parë, por në bordin e një stacioni të madh. Një ambientim i tillë ndodh shumë më lehtë.

Në një konferencë për shtyp, e cila u mbajt para startit, pati shumë pyetje në lidhje me tematikën "olimpike". Për shembull, pyetën në lidhje me faktin se cili sport ngjan më shumë me punën në kozmos​​. Kozmonautët u përgjigjën me humor: noti i sinkronizuar. Megjithatë, e qëndruara në mungesë të peshës në të vërtetë ngjan pak me notin. Ndërkohë që sinkronizimi në punën e ekuipazhit ka rëndësi të shkallës së parë.

Në programin e kozmonautëve rusë janë planifikuar dhjetra eksperimente shkencore. Drejtimet kryesore - 4. Bioteknologjia kozmike, eksperimentet teknike, studimi i Tokës dhe kozmosit, si dhe bërja popullore e studimeve kozmike. Ata duhet të marrin 5 anije mallrash. Në shkurt gjatë kohë së lirë do të shikojnë Lojrat Olimpike. Transmetimi i plotë gjatë fluturimit orbital nuk mund të pranohet, por gara të veçanta kozmonautët do të jenë në gjendje t’i shikojnë. Kështu që do të jenë "tifozë" për ekipin rus. Por, para kësaj, ata do të duhet të përmbushin misionin e tyre olimpik. Më 7 nëntor ekuipazhi i ekspeditës së 39-të do të çojë në SKN pishtarin olimpik. Më 9 nëntor atë do ta nxjerrin në kozmos të hapur ​​Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanski. Dy ditë më vonë pishtari olimpik "Soçi-2014" do të kthehet në Tokë.