Ata të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë sportistët dhe shoqëruesit e tyre 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, po trajnohen në 17 qytete ruse. Secilin prej tyre e presin 36 orë studimi. Vullnetarët e Olimpiadës duhet të dinë përgjigjet për të gjitha pyetjet: si të kalosh, ku mund të hash, përmes cilit sektor mund të shkosh në stadium, etj.

Zhvillimi i garave në nivelin më të lartë dhe ndihmesa e sportistëve për të mos u hutuar dhe mos u marrë me detaje të thjeshta gjatë Lojrave Olimpike në Soçi do të jenë nga më të mirat. Vullnetarët janë zgjedhur me shumë kujdes. Shtetësia, gjinia dhe feja nuk kanë rëndësi, gjëja më kryesore - interesi ndaj sportit dhe niveli i lartë i njohurive në gjuhë të huaja. Konkursi ishte si një universitet prestigjioz - 8 persona për një vend. Nga 200 mijë vullnetarë organizatorët përzgjodhën 25 mijë vetë.

Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhjes kaluan me sukses testet psikologjike dhe provat lidhur me njohuritë e gjuhës së folur angleze. Kryesisht ata janë studentë të moshës nga 17 deri në 22 vjeç. Por ka edhe nga ata që janë 55 vjeç. Vullnetarë në vend u mblodhën rreth 3 mijë.

Për të drejtën për të punuar pa pagesë në Lojërat Olimpike 2014 pretenduan qytetarë të huaj nga më shumë se 100 vende të botës. Liderët në paraqitjen e kërkesave ishin Ukraina, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç mësimit nëpër auditore, për vullnetarët janë hapur gjithashtu portale të veçanta online ku ata mund të mësojnë leksikën sportive të gjuhës angleze apo të gjuhëve të tjera zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ekspertët ndërkombëtarë sportive mendojnë se zgjerimi gjeografik i lëvizjes vullnetare olimpike - nga Vladivostok në Shën Petersburg - një veprim i fortë për Rusinë. Edhe pas përfundimit të Lojërave Dimërore Olimpike në Soçi do të mbetet përvoja e grumbulluar dhe shpirti i ekipit i vullnetarëve olimpikë.