Specialistët rusë do të vazhdojnë të qëndrojnë në objekt gjatë periudhës së afatit të garancisë, e cila, në përputhje me standardet botërore, zgjat dy vjet. Pas kësaj periudhe, objekti duhet t’i dorëzohet palës iraniane plotësisht në gjendje pune.

Sipas njoftimit të gazetës ruse "Kommersant" (russ. "Коммерсант"), Moska është e gatshme të nënshkruajnë me Teherani një marrëveshje mbi ndërtimin e reaktorit të dytë në platformën e centralit të parë bërthamor të Iranit. Shprehet komentatori politik iranian i kanalit televiziv në gjuhën angleze "Press TV", Hassan Beheshtipur:

- Fillimisht, udhëheqja iraniane planifikonte ndërtimin e disa reaktorëve në platformën e elektrostacionit atomik "Bushehr". Sapo të jetë gati për t’u shfrytëzuar reaktori i parë, unë mendoj, se nuk duhet të ketë asnjë pengese për nënshkrimin e marrëveshjes me Rusinë mbi ndërtimin e reaktorit të dytë. Sa më shumë reaktorë bërthamorë të ketë në elektrostacionin atomik "Bushehr" - aq më mirë për ekonominë iraniane, mundësitë për sigurimin e sa më shumë rajoneve me energji elektrike rriten. Rëndësia e realizimit të projektit të "Bushehr" për Rusinë është gjithashtu e qartë. Centrali i parë bërthamor në historinë e Iranit, në fakt, u bë centrali i parë bërthamor i ndërtuar nga Rusia e re pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe projekti u realizua "shkëlqyeshëm". Tani në drejtim të "atomit paqësor rus" mund të shikojnë me interes për ndërtimin e centraleve bërthamore në territoret e tyre vende të tilla si Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por nga pikëpamja ekonomike projekti i ri, nëse vendimi për realizimin e tij do të merret, për Rusinë është e vështirë të quhet jashtëzakonisht fitimprurës - ai më tepër do të jetë politik. Kundrejt sfondit të përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme problemi i burimeve të energjisë për rajonin ka një rëndësi të veçantë. Rusia mban dialogun në fushën e bashkëpunimit energjetik me një prej lojtarëve kyç rreth krizës siriane - Iranin. Dhe ky është një avantazh i madh i Moskës për nxitjen e iniciativës së saj në lidhje me zgjidhjen paqësore të krizës së Sirisë.