Blloku i Angela Merkel, pjesë e të cilit janë Bashkimi Demo-Kristian dhe Bashkimi Social Kristian, fituan pothuajse 42 % të votave. Por është ende herët për të festuar fitoren. Për të formuar qeverinë është i nevojshëm krijimi i një koalicioni në parlament. Blloku i Merkel nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje: social semokratët, parti e majtë dhe të "gjelbërit".

Vendet e BE-së, duke përfshirë edhe më problematiket - Greqia, Irlanda dhe Portugalia, kanë ngrirë në pritje. Ndërsa shumë çështje ekonomike të Europës kanë ngrirë deri në përfundimin e garës elektorale në Gjermani. Tani më liderët europianë përgëzojnë Angela Merkel për fitoren e saj dhe bëjnë parashikime për të ardhmen. Kështu, sipas mendimit të ish-Kryeministrit italian Mario Monti, fitorja e Merkelit është një shenjë e mirë për BE-në, ndërsa në rastin e krijimit të një koalicioni "të madh" në Bundestag, Europën e pret një integrim më i afërt.

Vendet problematike shpresojnë ende në zbutjen e kushteve të shpëtimit. E vërteta qëndron në faktin se social semokratët, me të cilët mund të krijohet koalicioni, janë më luajalë kundrejt vendeve në krizë të eurozonës. Ata janë të mendimit se Berlini duhet të shpenzojë më shumë, për të ndihmuar vendet në krizë. Por nuk ka gjasa që ata të arijnë të ushtrojnë presion mbi Merkel, kështu që Greqia nuk duhet të presë fshirjen e radhës të borxheve që ajo ka.

Çfarë e pret eurozonën në të ardhmen e afërt dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo mbi euron? Këto çështje i kanë ndarë analistët në optimistë dhe pesimistë. Pesimistët parashikojnë rënien e euros dhe përkeqësimin e situatës në eurozonë, dhe fajësojnë për këtë ngurrimin e Merkelit për të zhvlerësuar monedhën ose për të stimuluar ekonominë nëpërmjet lëshimit të letrave me vlerë të borxhit. Nga ana tjetër, optimistët besojnë se Merkel është e vetmja lidere europiane e aftë për të kontrolluar situatën, dhe se ekonomia shtrënguese do të sjellë së shpejti një efekt pozitiv në vendet që po përjetojnë krizën financiare.