Ndryshe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në Gjermani nuk ekziston asnjë institucion i vëzhgimit publik, kështu që jo të gjithë ata, të cilët dëshironin të ndiqnin proceset e votimit dhe numërimit të votave, ishin në gjendje ta bënin këtë. Gjatë fushatës zgjedhore jo të gjithë kishin akses të barabartë në media. Debate politike zhvilloheshin vetëm midis dy kandidatëve nga dy partitë kryesore politike. Në fletën e votimit ishin përfshirë vetëm 34 nga 67 partitë e vendit. Për më tepër, pse të tjerët nuk u lejuan të marrin pjesë në zgjedhje, shumë njerëz nuk e dinë ende. Në legjislacionin gjerman nuk ka asnjë listë të qartë të shkaqeve për refuzimin e regjistrimit të pjesëmarrësve. Financimi i fushatës parazgjedhore nuk ishte transparent, mendon ish-anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Rusisë, anëtari i Këshillit Presidencial të Rusisë për zhvillimin e shoqërisë civile dhe të drejtat e njeriut, Igor Borisov:

- Votuesit do ta mësojnë se, me paratë e kujt u zhvillua fushata elektorale e secilës partie politike, vetëm pas publikimit të raporteve financiare vjetore të partive politike. Edhe partia e formuar rishtas dhe që fitoi në mënyrë aktive peshë ligjore "Alternativa për Gjermaninë" nuk deklaron të ardhurat financiare. Kështu që votuesi e ka mjaft të vështirë të bëjë një zgjedhje të menduar. Kur ai vendos nuk e di se çfarë politike ekonomike mbështet duke hedhur votën e vet në kutinë e votimit.

Ekspertët vënë gjithashtu në dukje rritjen e numrit të votuesve, të cilët kanë votuar para kohe me postë. Nëse në vitin 2009 këta votues ishin 20 %, këtë vit ata kanë qenë rreth 25%. Metodat alternative të votimit duhet të jenë përjashtim dhe jo rregull, mendojnë politologët rusë.