Kreu i diplomacisë ruse për herë të parë u shpreh me fjalë kaq të ashpra në adresë të partnerëve perëndimorë të Moskës. Ai i tha ato në një intervistë për kanalin e Parë televiziv mbarëkombëtar të Rusisë. Deklarata e Sergei Lavrov tregon se çfarë ashpërsie kanë arritur pikëpamjet e ndryshme në lidhje me zgjidhjen e krizës siriane midis Rusisë dhe Kinës në njërën anë, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Parisit dhe Londrës në anën tjetër.

Sipas fjalëve të diplomatit rus, Perëndimi sheh në marrëveshjen ruso-amerikane të 14 shtatorit (rreth marrjes nën kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike siriane) "shansin për të bërë atë çka Rusia dhe Kina nuk i lejuan ato të bënin, që domethënë - pikërisht miratimin e një rezolute të drejtuar kundër regjimit, e cila mbron opozitën". Qëllimi - fajësimi për gjithçka Presidentin e vendit Bashar Al-Assad, dhe në këtë mënyrë të kenë mundësi veprimi të lirë për skenarët e forcës shprehet Sergei Lavrov:

- Ata (Perëndimi) nuk mund të pranojnë që edhe këtë radhë u gabuan: ashtu sikurse ata gabuan me Libinë, siç bënë gabim me Irakun. Në lidhje me këtë askush nuk kujtohet. Të gjithë flasin rreth faktit që Bashar Al-Assad duhet të largohet.

Ministri i Jashtëm i Rusisë kujtoi se dy të tretat e luftëtarëve të opozitës - xhihadistë dhe qëllimi i tyre - krijimi në Siri i një kalifati islamik. Kjo mund të çojë në një katastrofë për të gjithë rajonin.

Sergei Lavrov përgënjeshtroi gjithashtu përpjekjet për ta paraqitur Rusinë si palën e vetme përgjegjëse për likujdimin e rezervave kimike siriane:

- Unë dua të sqaroj se ne nuk jemi garanti i çarmatimit kimik të Sirisë. Ne mundësuam aderimin e Sirisë me Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike (KNAK) pa asnjë rezervë. Tani garanti i përmbushjes nga ana e Sirisë të detyrimeve të veta në përputhje me Konventën është i gjithë komuniteti global. Në këtë rast - Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike (ONAK).

Sergei Lavrov tha gjithashtu se sipas mendimit të tij, për shkatërrimin e armëve kimike siriane do të mund të kufizohen me dërgimin në Siri të njësive policore për mbrojtjen e inspektorëve të ONAK-ut. Dhe Rusia është e gatshme për të bërë diçka të tillë.