Fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve ishte Angela Merkel. Bashkimi Demokratik Kristian ( CDU ) i kryesaur prej saj, sipas rezultateve paraprake, grumbulloi 41,5 % të votave. Kancelarja e ka quajtur tashmë këtë një superrezultat. Por megjithatë, Angela Merkel teorikisht mund të jetë edhe humbësja më e madhe, nëse ajo dështon në krijimin e një koalicioni të ri qeverisës. Ish-parnerët e saj - Demokratët e Lirë ( FDP) - pësuan humbjen më të thellë në historinë e tyre, pa mundur të hyjnë në Bundestag (4,8 %). Specifika e skenës politike gjermane është e tillë që spektri i partive dhe lëvizjeve të krahut të majtë është më i gjallë. Dhe tani zonja Merkel do të duhet të negociojë me ndonjërën prej tyre - me "të gjelbërit" apo edhe me kundërshtarët e saj kryesorë, social demokratët.

Cilat janë opsionet e mundshme tani për tani? Opsioni më i mirë është i ashtuquajturi koalicioni i madh i CDU-së dhe Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD), e cila fitoi 25,7 % të votave. Nëse Merkel bie dakord me liderin e Social Demokratëve, Peer Steinbrück, nuk do të jetë nevoja e numërimit të vendeve në bazë të përqindjeve. Problemi qëndron tek të dy politikanët, të cilët shkëmbyen polemika të forta gjatë fushatës parazgjedhore. Përveç kësaj, posti i Kancelarit Federal është një i vetëm, dhe sipas logjikës së zgjedhjeve në rastin e krijimit të "koalicionit të madh" këtë post do ta mbajë sërish fituesja - Merkel. Dhe për këtë arsye Steinbrück mund të preferojë rolin e opozitës kryesore përballë një koalicioni të dobët qeverisës.

Si Merkel, ashtu edhe Steinbrück deri më tani nuk kanë bërë ndonjë parashikim apo premtim.