Ministria e Punëve të Jashtme e Venezuelës i përshkroi veprimet e Uashingtonit si "agresion", duke thënë se Nicolas Maduro, i cili po drejtohet për një vizitë në Kinë, do të duhet të fluturojë nëpërmjet ndonjë rruge alternative.

Pas këtij incidenti, Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, u bëri thirrje vendeve të Amerikës Latine të tërheqin ambasadorët e tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të refuzojnë pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.