Në Rusi në takimin e diskutimit ndërkombëtar të Klubit "Valldaj" Presidenti i vendit Vladimir Putin deklaroi si në vijim:

- Siria njoftoi në lidhje me faktin që e konsideron veten tashmë të aderuar me Konventën Ndërkombëtare mbi Mospërhapjen e Armëve Kimike. Këto janë hapa praktike, të cilat qeveria siriane i ka bërë tashmë. A do të arrihet të çohet çdo gjë deri në fund? Unë nuk mund ta them këtë me 100% siguri. Por gjithçka që ne kemi bërë kohët e fundit, frymëzon besim për faktin se kjo është e mundur dhe se do të bëhet.

Rusia shpreson që konsultimi në ONAK të kufizojë aktivitetin, me të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Parisi dhe Londra janë duke u përpjekur t’i imponojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së rezolutën e ashpër mbi Sirinë, e cila parashikon përdorimin e forcës.

Përpjekjet e Uashingtonit, në fakt, kanë të bëjnë me ndryshimin e mekanizmit të kontrollit mbi rezervat e armëve kimike në Siri. Në Gjenevë palët ranë dakord për mënyrën graduale të transferimit të arsenalit sirian nën kontrollin ndërkombëtar. Ai konsiston në: së pari duhet të bëhet inventarizimi i rezervave të armëve kimike në Siri. Pas kësaj, ekspertët e ONAK-ut duhet të japin rekomandimet e veta për ruajtjen dhe asgjësimin e substancave toksike. Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të miratojë planin dhe të monitorojë zbatimin e tij. Dhe vetëm në rast të mospërmbushjes së marrëveshjeve Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të miratojë rezolutën e forcës. Uashingtoni supozon të bëhet gjithça në rend të kundërt: së pari miratimi i "rezolutës ndëshkuese" dhe vetëm pastaj të fillojë procesi i shkatërrimit.

Tani Uashingtoni po përpiqet ta paraqesë çështjen në një mënyrë të tillë sikur Moska është e vetme në dëshirën e saj për të arritur një zgjidhje paqësore të krizës në Siri. Megjithatë, kjo jo vetëm që nuk përputhet me realitetin, por edhe përbën në vetvete një shtrembërim të qëllimshëm të fakteve, tha për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti Leonid Savin:

- Në Gjermani, për shembull, mendojnë se nevojiten më shumë baza serioze qoftë për ndërhyrjen ushtarake, qoftë për rezolutën e forcës. Po, edhe shumë të tjera të mbajnë qëndrim pro-rus.