Banorët e Botës së Vjetër duhet të sigurojnë pulovra dhe xhupa të ngrohtë, supozojnë shkencëtarët evropianë. Meteorologu gjerman Dominic Young delaroi se sezoni i dimrit 2013-2014 premton të jetë anomalisht i ftohtë. Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në janar dhe shkurt, vë në dukje Dominic Young. Por edhe në mars nuk ia vlen të priten shkrirjet e pranverës. Evropianët mund të ngrohen sërish nga dielli jo më parë se muaji prill.

Moti kohët e fundit nuk i gëzon banorët e Evropës. Ngricat që goditën Evropën sezonin e kaluar morën qindra jetë. Në Itali shtjellat e dëborës u bënë shkaku i trafikut kilometrik, anulimit të fluturimeve dhe ndeshjeve të futbollit. Ndërsa në Britaninë e Madhe për shkak të dëborës së rënë në shkurt u paralizua qarkullimi automobilistik pothuajse në të gjithë vendin. Këto të gjitha janë pasoja të ndryshimit të klimës globale, thonë shkencëtarët. Megjithatë ekziston debati në lidhje me: ngrohjen apo ftohjen e saj?

Ka parashikime që temperatura e planetit do të fillojë me siguri të bjerë dalëngadalë që pas një viti. Kjo lidhet me faktin e rritjes së temperaturës mesatare vjetore në Antarktidë. Skema është e thjeshtë: dielli ngroh - akujt shkrijnë.

Perspektiva e ngricave të pabesueshme në pjesën evropiane të Rusisë mbetet ende shumë e paqartë. Parashikuesi kryesor i motit në Rusi, Roman Vilfand, deklaroi se nuk ndan të njëjtat druajte me homologët e vet perëndimorë. "Në çdo dimër të ngrohtë ka periudha ftohje. Por, në përgjithësi, në territorin e Rusisë dimri do të jetë si zakonisht",- tha ai. Këtë sezon meteorologët u premtojnë qytetarëve rusë një mot goxha të butë. Në gjysmën e dytë të tetorit dhe në nëntor ekspertët parashikojnë motin e zakonshëm për këtë periudhë viti, ndërsa muaji dhjetor në shumicën e rajoneve të Rusisë pritet të jetë edhe më i ngrohtë se vitin e kaluar.