Intervista me Presidentin Bashar Al-Assad u zhvillua pa asnjë kufizim dhe në të u bënë shumë pyetje të ndryshme. Pyetja kryesore, e cila po diskutohet tani në komunitet eksperte: ku do të transferohet arma kimike siriane dhe në cilat ndërmarrje do të shkatërrohet ajo? Por Presidenti sirian këtë nuk e sqaroi. Ky është një proces jo i shpejtë dhe i shtrenjtë, tha Bashar Al-Assad, i cili gjatë intervistës foli në një anglishte të mirë:

- Teknikisht ky është një proces shumë i vështirë dhe ai kërkon shuma të mëdha parash. Sipas disa vlerësimeve, për shkatërrimin e rezervave siriane do të duhet 1 miliard dollarë. Këto janë, sigurisht, vetëm të dhëna vlerësimi. Sa shpejt do të mund të shkatërrohen rezervat? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjen vetëm ekspertët.

Një pjesë e armëve kimike mund të shkatërrohen në territorin e Sirisë. Por një pjesë duhet të nxirret jashtë vendit dhe të shatërrohet jashtë kufujve. Të gjithë ekspertët ndërkombëtarë e kuptojnë shumë mirë se në një vend të përfshirë nga lufta civile është e pamundur të realizohet krejtësisht ky proces. Së fundmi detajet e procesit të largimit dhe shkatërrimit të substancave helmuese duhet të zhvillohen nga specialistët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pas takimit të 17 shtatorit në Moskë me Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, tha se Moska është e gatshme të ndihmojë në garantimin e sigurisë së punës të ekspertëve të ONAK-ut në Siri. Por në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike siriane në objektet ruse, gjë për të cilën po përpiqet ta arrijë Perëndimi, askush nga zyrtarët rusë nuk thotë asgjë.

Rezervat kimike siriane vlerësohen në rreth 1.000-1.300 ton. Vlerësimet e shpenzimeve në lidhje me shkatërrimin e arsenalit sirian ndryshojnë shumë. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se për këtë do të jenë të mjaftueshëm 150 milionë dollarë. Bashar Al-Assad përmendi shifrën prej një miliard dollarësh.