Siria nuk zotëron mjete ushtarake për zmbrapsjen e një goditje të mundshme të Forcave të armatosura të SHBA-së, vë në dukje eksperti Mihail Hodarenok:

- Armatimet e forcave qeveritare siriane janë shumë më të dobta se ato "të kolegëve të vet amerikanë". Ushtria e Sirisë nuk mund t’i bëjë rezistencë superioritetit ushtarako-teknik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për më tepër, mbrojtja kundërajrore siriane është e kompletuar me pajisje tashmë të vjetëruara. Trupat siriane nuk kanë armë, me të cilat mund të ndërmarrin goditje të ndjeshme mbi objektivat e jashtëm të armikut, nga të cilat do të mundësohet menaxhimi i operacionit. Ndërkohë që ushtarakët amerikanë kanë më se mjaftueshëm mjete për zhvillimin e luftës.

Ndërsa sipas mendimi të politologut Ivan Konovallov, Siria është ende e aftë t’i shkaktojë dëme kundërshtarit potencial. Pavarësisht faktit që sistemi i saj i mbrojtjes kundërajrore nuk është i ri, ai është i madh për nga numri i mjeteve dhe i aftë për të goditur avionë dhe raketa. Por në plan të parë këtu nuk del faktori ushtarak, por ai politik: Siria ka aleatë dhe miq, dhe mbështetja e tyre mund të shndërrohet në probleme të mëdha për Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

- Siria mbështetet nga Irani dhe Lëvizja "Hezbollah". Irani ka një ndikim të madh në diasporën shiite, e cila është e shpërndarë në të gjitha monarkitë e Gjirit Persik. Kështu që goditjet kundërpërgjigjëse amerikanët mund t’i presin pikërisht nga ky drejtim.

Më 15 shtator Irani dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për dhënien e ndihmës humanitare në Damask. Më parë, në Teheran deklaruan se janë të gatshëm të sigurojnë dhe mbështetje ushtarake në Siri, në rast veprimesh ushtarake kundër saj nga ana e Izraelit. Megjithatë, në këto kushte jashtëzakonisht të paqëndrueshme për Izraelin, si aleati kryesor i SHBA-së, goditja mbi Sirinë është më pak nga të gjithë fitimprurëse. Fakti që Irani përfaqëson një kundërshtar ideologjik - gjë e zakonshme, por konfrontimi ushtarak midis këtyre dy vendeve do të hedhë në erë tërë Lindjen e Mesme dhe e gjitha kjo do të përfundojë me gjakderdhje të mëdha.

Nuk është rastësi që udhëheqja izraelite i vlerësoi shumë lart sukseset e politikës së jashtme të Moskës, të cilat më në fund mund të çojnë në vendosjen e paqes në territorin e Sirisë.