Kapaciteti i tubacionit "OPAL" përmban 36 miliardë metra kub gaz në vit. Ai lidh Republikën Çeke me pikën e fundit të magjistralit transballtik "Nord Stream" në bregdetin e Detit Balltik të Gjermanisë. "OPAL" - vazhdimi i "Nord Stream", i cili mban statusin e tubacionit transevropian të gazit. Rusia dhe Gjermania duan të arrijnë për tubacionin "OPAL" përjashtimin e tij nga normat standarde të Paketës së Tretë të Energjisë të BE-së, e cila nuk i lejon kompanisë "Gazprom" të mbushë plotësisht tubin me gaz. Se cili do të jetë kompromisi për "OPAL" ende nuk dihet.

Situata është paksa paradoksale. Tani kompania "Gazprom" ka të drejtë ta mbushë tubacionin vetëm deri në gjysëm. Për pjesën tjetër të mbetur - 50 % - duhet të gjehen disa kompani të tjera. Por këto kompani nuk ekzistojnë, kështu që as gaz nuk ka, thekson eksperti, Sergei Pravosudov:

- Tubacioni "OPAL" është gjysmë bosh. Palët duan që ai të punojë me kapacitet të plotë, pasi investitorët nuk shpenzuan gjithë ato të ardhura që ai të qëndrojë gjysmë bosh.

Në lidhje me "Nord Stream" u paraqit norma, e cila e përjashton atë nga Paketa e tretë e Energjisë dhe i lejon kompanisë "Gazprom" ta mbushë tubacionin 100% me gazin e vet. Një përjashtim të tillë "Gazprom" do të donte ta merrte edhe në marrëdhënie me tubacionin "South Stream". Në lidhje me këtë po zhvillohen negociata, dhe ka shpresa, që të fitohet statusi transevropian i "South Stream". Në rolin e investitorit atje nuk është vetëm "Gazprom", por edhe një sërë kompanish të tjera evropiane. Ato janë gjithashtu të interesuara që paratë e tyre të vihen në punë, si dhe që tubi të jetë i mbushur plot, jo gjysmë bosh.