Nëse do të lexohen me kujdes rreth 40 faqet e raportit, në të nuk ka asnjë tregues se ishte pikërisht regjimi i Presidentit Bashar Al-Assad ai që ka përdorur gazin toksik. Ekspertët e OKB-së në disa faqe përsërisin të njëjtën ide: ata na çuan në vende të shkelura nga shumë njerëz, ku ka qenë e pamundur të përcaktohej vërtetësia e fakteve:

- Gjatë gjithë kohës që ne ndodheshim në vendin e hetimit, aty vinin disa njerëz që sillnin prova të reja. Kjo të bën të mendosh se provat janë përzierë dhe ndoshta edhe janë manipuluar.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki -moon, gjatë prezantimit të raportit nuk nxorri asnjë konkluzion përfundimtar. Ai vetëm e quajti përdorimin e armëve kimike "krim lufte":

- Detyra e ekspertëve të OKB-së ishte të përcaktonin nëse ishin përdorur armë kimike dhe se në çfarë mase ishin përdorur, dhe jo kush i ka përdorur ato. Dikush tjetër duhet të vendosë nëse duhet hetuar më tej kjo çështje për të zbuluar se kush është përgjegjës për përdorimin e substancave toksike. Secili prej nesh mund të ketë mendimin e tij. Unë mund të them vetëm se ky ka qenë një krim i rëndë.

Russia në këtë drejtim u bëri thirrje sërish partnerëve të saj për përgatitjen e një konference të re për zgjidhjen e konfliktit sirian të mos arrijnë në përfundime të përshpejtuara dhe të përqendrohen në problemet e transferimit te armëve kimike në Siri nën kontrollin ndërkombëtar.

Problemet e zgjidhjes së konfliktit sirian dhe marrëveshjet e kohëve të fundit ruso-amerikane mbi Sirinë Sergei Lavrov do t’i diskutojë sot në Moskë me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius.