Në vendet ku janë fundosur armët kimike shfaqen peshq me difekte gjenetike. Raportet e para në lidhje me këtë u publikuan rreth 15-20 vjet më parë, pas ekspertizës së shkencëtarëve nga Gjermania dhe Danimarka. Tani studimet e reja u kryen nga polakët. Komenton shkencëtari ekolog Aleksei Jabllokov:

- Problemi qëndron në faktin se në hapësira të gjera shtrihen predha kimike, të cilat po ndryshken. Është e paqartë se çfarë duhet të bëhet me to.

Në lidhje me këtë çështje deri më tani nuk ka një mendim të qartë. Janë zhvilluar disa ekspedita në Kaliningrad, janë mbajtur konferenca shkencore në Shën Petersburg. Bombat e hedhura në fund të detit në qoftë se do të ngrihen në sipërfaqe mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, vënë në dukje shkencëtarët.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët bien dakord me të dhënat e publikuara prej shkencëtarëve nga Polonia. Vihet në dyshim, në veçanti, fakti se në fund të Detit Balltik ndodhen 15 mijë ton substanca kimike. Më tepër ka mundësi që kjo të jetë pesha e municioneve, dhe jo pesha e lëndëve helmuese, shprehet eksperti ushtarak Viktor Murahovskij:

- Megjithatë, disa mijra ton substanca helmuese në këto municione sigurisht që përmbahen. Ekziston rreziku i rrjedhjes. Gjithashtu ekziston dhe problemi i teknologjisë së shfrytëzimit të mundshëm të këtyre municioneve. Përderisa dihet se punët në thellësi me një numër kaq të madh predhash janë shumë të rrezikshme dhe jashtëzakonisht të shtrenjta.

Zgjidhja e problemit të armëve kimike në fund të detit duhet t’ju njoftohet të gjitha shteteve, të ndodhura në bregdetin e Balltikut. Në këtë rast, Rusia do të luajë një rol kyç për vetë faktin se vetëm Rusia zotëron të dhëna në lidhje me varrezat e municioneve në kohën e Bashkimit Sovjetik.