A do të jetë vallë e mundur kjo, do ta tregojnë analizat e gjakut dhe indeve të kafshës. Pasi mbi të gjitha suksesi i operacionit kërkon qeliza të gjalla. Edhe pse në veri të Rusisë janë gjetur në mënyrë të vazhdueshme mamuthë, deri më tani nuk ka pasur asnjë material të përshtatshëm për realizimin e këtij projekti. Mbetjet nuk kanë përmbajtur qeliza "të gjalla", të cilat janë të nevojshme për klonimin, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" punonjësi më i lartë i Muzeut të Mamuthit, Semjon Grigoriev:

- Mamuthi, që ne kemi zbuluar, ka eshtrat më të mirë për sa i përket ruajtjes së indeve të buta, të cilat mund të kenë rënë ndonjëherë në duart e shkencëtarëve. Atje mund të ketë qeliza të gjalla, pasi ka pasur kushte pothuajse ideale për ruajtjen e tyre. Mamuthi ra në gropë, deri te gjysma e trupit ishte i zhytur në ujë, pjesë kjo që shumë shpejt ngriu dhe që atëherë nuk ka shkrirë më. Copat e mishit janë ruajtur shumë mirë, kanë ngjyrë të kuqe, ka mbetur gjaku i lëngshëm. Ai është mbledhur dhe është konservuar në boshllëqet e akullit.

Puna për rimëkëmbjen e mamuthit zhvillohet që prej vitit 1990. E gjitha kjo filloi me një projekt të përbashkët të shkencëtarëve të Muzeut të Jakutias dhe Universitetit japonez Kinki. Pastaj, pas një ndërprerjeje të gjatë, u nënshkrua një kontratë midis Universitetit Federal Verilindor dhe fondit të Koresë së Jugut "Sooam".

Pas zbulimeve të suksesshme në Ishujt Novosibirsk - pikërisht atje është gjetur ekzeplari unikal i mamuthit - do të fillojë realizimi i projektit ruso-korean. Mamuthi i fosilizuar është të paktën 10 mijë vjeçar, por shkencëtarët supozojnë se ata do të jenë në gjendje t’i dhurojnë atij një jetë të dytë.

As shkencëtarët koreanë dhe as ata rusë nuk kanë i vënë vetes detyrë rimëkëmbjen e popullatës së mamuthëve siberianë. Për këtë duhet të klonohen të paktën 30 specie të ndryshme, gjë kjo që është krejt e pamundur. Në qoftë se pas 10-15 vitesh do të mund të klonohet të paktën njëri prej tyre - kjo do të jetë një sensacion dhe një sukses i madh.