Këto ditë po flitet shumë rreth pushtimit nga rebelët sirianë të fshatit Malula. Si qëndrojnë në fakt atje punët?

- Çdo gjë është shumë e trishtuar, sepse fshati u braktis nga përfaqësuesit e bashkësive të krishtera. Ditën e shtunë ushtria pa sukses u përpoq të ndërmerrte një operacion çlirimi. Unë isha atje. Tanket dhe ushtarët hynë në fillim, por nuk mundën dot të zhvendoseshin në brendësi, pasi ranë nën zjarrin e militatëve të organizatës terroriste "Al-Qaeda". Sulmi dështoi. Më pas rebelët zbritën në fshat dhe zhvilluan një masakër - për shkak të bashkëpunimit me qeverinë u vranë 3 banorë të krishterë.

Siç dihet, të krishterët e Sirisë janë jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me ndërhyrjen e mundshme amerikane.

Të krishterët nuk i kanë të qarta motivet e ndërhyrjes amerikane. Pasi po ra qeveria siriane, ka shumë mundësi që kryeqyteti dhe pjesa më e madhe e territorit të bien nën kontrollin e opozitës, në të cilën vepron "Al-Qaeda" -armiku kryesor i të krishterëve.

Cili është mendimi juaj mbi propozimin e Sergei Lavrov në lidhje me vendosjen e kontrollit ndërkombëtar mbi armët kimike të qeverisë siriane?

- Unë mendoj se ky është një propozim i shkëlqyer. Barack Obama dikur deklaroi se Vladimir Putin si politikan nuk është i denjë të komunikojë me demokratët perëndimorë. Dhe ja ku tani Vladimir Putin, në ndryshim nga ky Laureat i Çmimit Nobel për Paqe, ka treguar se vetëm ai mund të bëjë një hap të vërtetë në drejtim të paqes.

Kohët e fundit nga duart e militantëve u çlirua gazetari i botimit "La Stampa", Domenico Quirico, i cili deklaroi se Siria është vendi ku mbizotëron e keqja. Ju lutemi mund ta komentoni këtë ide:

- Sigurisht, ai përjetoi një tragjedi personale dhe u gjend ballë për ballë me të keqen. Por jo e gjithë Siria - një gjë vetëm e keqe. Ajo është vendi i humanizmit të madh, populli i së cilës edhe në këto momente të vështira ju mirëpret. Dhe nuk ja vlen të ngatërrohet ajo që pushtoi Sirinë me popullin e saj, i cili është duke vuajtur dhe nuk do të ketë fare të bëjë me këtë të keqe.