Vladimir Putin iu drejtua drejtpërdrejt popullit amerikan dhe politikanëve amerikanë, duke shpjeguar qëndrimin e Rusisë mbi situatën në botë dhe situatën rreth Sirisë. Sipas fjalëve të Presidentit të Rusisë, goditja e mundshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Sirinë do të shkaktojë shumë viktima të pafajshme dhe përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Sirisë. Përdorimi i forcës duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sipas mendimit të Vladimir Putin, është i rrëzikshëm për vetë faktin se kjo strukturë rrezikon të përshkojë rrugën e Lidhjes së Kombeve, e cila u shpërbë për shkak të faktit se nuk mundi të ndikojë mbi situatën ndërkombëtare.

Ekspertët vërejnë se iniciativa e Rusisë për vendosjen e kontrollit ndërkombëtar mbi rezervat e armëve kimike në Siri shkakton një përgjigje pozitive në shoqërinë amerikane dhe në administratën e Presidentit Barack Obama, e cila nuk dëshironte shumë fillimin e një lufte. Për më tepër, siç theksoi në artikullin e tij Vladimir Putin, "Askush nuk e vë në dyshim faktin e përdorimit në Siri të substancave toksike kimike. Megjithatë, ekziston çdo arsye për të supozuar se këtë nuk e ka bërë ushtria siriane, por forcat opozitare. Qëllimi - provokimi i ndërhyrjes së partenerëve të tyre të fuqishëm nga jashtë".

Refuzimi i SHBA-së nga ndërhyrja ushtarake dhe përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen politike të konfliktit sirian jo vetëm që do të ndihmojnë shmangien e viktimave dhe humbjeve të panevojshme në Lindjen e Mesme, por edhe do të shërbejnë në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, shprehet i sigurt për këtë eksperti rus, Sergei Rogov:

- Lind një mundësi unikale në lidhje me zgjidhjen në rrugë politike të problemit sirian. Dhe kjo do të ndryshonte në mënyrë kardinale marrëdhëniet ruso-amerikane, në qoftë se ne së bashku nën patronazhin e OKB-së do të mund të parandalonim përdorimin e armës kimike në Siri, dhe në të ardhmen të organizonim shkatërrimin e saj.

Siç vë në dukje eksperti, shanset që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët, janë mjaft të mëdha. Drejtimi i Presidentit të Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqërisë amerikane krijon kushte më të favorshme për gjetjen e një kompromisi.