Në një intervistë ekskluzive për "Zërin e Rusisë" ai theksoi:

- Fillimisht Obama deklaroi synimin e tij për të nisur një operacion ushtarak kundër Sirisë, pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar me armë kimike pranë Damaskut. Atë nuk e shqetësonin as mungesa e sanksioneve përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, as pozita e një aleati të rëndësishëm si Britania e Madhe: parlamenti i këtij vendi votoi kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri. Pastaj ai (Obama) papritmas ndryshoi retorikën e tij, duke deklaruar se duhet të prisnin rezultatet e ekspertëve të OKB-së dhe duke iu drejtuar Kongresit për të marrë mbështetjen e tij. Të krijohet përshtypja se ai u tremb se mos ndoshta këmbëngulja e tij e tepruar lidhur me këtë çështje do të minonte kredibilitetin e Shtëpisë së Bardhë në mesin e aleatëve të saj. Dhe kjo do të thotë humbje e ndikimit amerikan në botë.

Mbështetja e qëndrimit të SHBA-së mbi çështjen siriane nga shumica e vendeve të "Njëzetëshes së Madhe" është tejet formale. Asnjë nga 12 shtetet, të cilët mbajtën anën e Uashingtonit, nuk premtuan të dërgojnë trupat e tyre në Siri, në rast të një fushate ushtarake. Përveç kësaj, fakti i përdorimit të armëve kimike në Siri po ngren sa vjen e më shumë dyshime në komunitetin ndërkombëtar, ashtu si dhe shpejtësia me të cilën disa vende perëndimore fajësuan qeverinë e Bashar Al-Assad, theksoi gjatë intervistës me "Zërin e Rusisë" Paris Alvarez Martin:

- Nëse do të përdorim logjikën, mund edhe të mos e presim raportin e inspektorëve të OKB-së mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike pranë Damaskut. Le të kujtojmë se ndaj ekspertëve të kësaj organizate ndërkombëtare u hap zjarr, ndërsa ata po punonin në Siri. Padyshim që nga ata donin të fshihnin diçka. Nuk ka asnjë dyshim se ky sulm me armë zjarri ndaj tyre u krye nga kryengritësit. Apo mos vallë dikujt i duket i logjikshëm fakti se Bashar Al-Assad më parë i ftojë këta njerëz dhe pastaj dha urdhër që ata të sulmoheshin? Përveç kësaj, gazi vdekjeprurës si rrjedhojë e "çuditshme" e ngjarjeve u përdor pikërisht në një kohë kur forcat qeveritare filluan të korrnin një fitore bindëse mbi rebelët. Është e qartë që ky është një provokim i dukshëm.

Versionin e provokimit e mbështeti Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili i quajti "të inskenuara" ngjarjet në afërsi të Damaskut më 21 gusht.