Tregu i armëve është në rritje për disa arsye, shprehet eksperti rus Rusllan Puhov:

- Një sërë vendesh, të cilat mund të shpallen jodemokratike dhe të sillen me to sikurse me Libinë apo Irakun, po armatosen edhe më shumë. Siç kanë ndërmend të sillen tani me Sirinë. Shembulli klasik - Algjeria. Të lihej përshtypja sikur vendi u armatos dhe nuk do të blejë më shumë armë. Megjithatë, duke vlerësuar situatën, Algjeria po zgjeron blerjet e armëve, mbase në vend të parë - në Rusi. Së dyti, armët ruse tradicionalisht kanë një reputacion në lidhje me përdorimin e thjeshtë dhe të lehtë të tyre.

Kohët e fundit po ndodhin ndryshime në strukturën e eksportit të armëve dhe teknikës ushtarake ruse. Në të po rritet proporcioni i sistemeve më të reja të mbrojtjes kundërajrore dhe luftanijeve, ndërsa numri i avionëve dhe tankeve po reduktohet. Gjatë 20 viteve të fundit më shumë se 50 vende kanë blerë në Rusi aeroplanë "Su -27", "Su- 30" dhe "MiG -29". Disa shtete kanë blerë gjithashtu edhe bombardues "Su- 24". Prandaj shumica e blerësve e kanë mundësuar vetën me avionë, vë në dukje Rusllan Puhov:

- Prandaj ka ardhur koha për të blerë pajisje të tjera, duke përfshirë këtu sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe anijet. Ne shohim një shembull të tillë - Vjetnamin dhe vendet e tjera, të cilat ndjekin këtë rrugë. Përsëri, veprimet që ndërmori Perëndimi ​​kundër Irakut, Jugosllavisë, një pjese të Libisë, edhe pse SHBA-ja atje nuk ka luajtur rol udhëheqës, tregojnë se pa një sistem të besueshëm të mbrojtjes kundërajrore të gjithë avionët dhe tanket do të shndërrohen në objektiva. Prandaj erdhi epoka e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.

Sipas mendimit të ekspertit, humbjet e mundshme në shitjen e armëve dhe teknikës ushtarake në disa vende në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme në një farë mase janë kompensuar nga kthimi i Rusisë në tregun e armative të Irakut. Me Irakun është nënshkruar një paketë e madhe kontratash, të cilat kanë filluar të zbatohen.