Në Forumin e liderëve të ekonomive kryesore të botës një nga temat më të rëndësishme të paplanifikuara në takimet zyrtare dhe diskutimin informal u bë situata rreth Sirisë. Dallimet themelore midis Moskës dhe Uashingtonit mbi këtë çështje dihen mjaft mirë. Në këtë mënyrë, ndoshta, lajmi kryesor i ditës së dytë të punës së Samitit ishte takimi i liderëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Barack Obama. Siç dihet, më parë Presidenti i SHBA-së nuk planifikonte kontakte personale me kolegun nga Rusia.

Sipas fjalëve të Vladimir Putin, biseda përmbante karakter konstruktiv dhe miqësor, por palët, si të thuash mbetën përsëri "në mendimet e veta". Që do të thotë se mundësia e goditjes ushtarake amerikane në Siri mbetet ende aktuale. Megjithatë, për Obamën në Shën Petersburg tingëlloi "zilja e alarmit". Kundër një skenari ushtarak dolën jo vetëm kundërshtarët tradicionalë të veprimeve agresive, por edhe shtete të tjera, të cilat më parë preferonin të ruanin neutralitetin. Në përgjithësi, pushtimin ushtarak e dënuan ashpër Kina, Rusia, India, Indonezia, Italia, Brazili dhe një sërë vendesh të tjera. Duhet të theksohet se kundër ndërhyrjes ushtarak në këtë vend është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, ndërsa Papa Françesku i Romës në një mesazh të veçantë u bëri thirrje lidërve të "G-20" të bëjnë gjithçka që munden për zgjidhjen paqësore të konfliktit. Megjithatë, Uashingtoni vazhdon të përgatitet për ndërhyrje në punët e një shteti sovran. Në këtë drejtim, natyrisht lind pyetja mbi dhënien e ndihmës Sirisë nga ana e një prej partnerëve të saj kryesorë - Rusia. Ja se çfarë deklaroi në lidhje me këtë Presidenti i vendit, Vladimir Putin:

- A do ta ndihmëjmë ne vallë Sirinë? Po, do ta ndihmojmë. Ne dhe tani e ndihmojmë atë. Ne e furnizojmë me armë, bashkëpunojmë në sferën ekonomike. Shpresoj që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën humanitare, duke përfshirë këtu furnizimin e ndihmës humanitare në mbështetje të popullsisë civile, e cila ndodhet në një situatë shumë të vështirë në këtë vend.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahësit e tyre duhet të kujtojnë që skenari ushtarak do t’i vërë autorët e tij në një pozicion të jashtëligjshëm, theksoi në Shën Petersburg Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.