Këtë vit në një sipërfaqe prej 36 km2 vendosën stendat e tyre shtëpi botuese nga 56 vende. E ftuara e nderit është Hungaria, programi i gjerë i së cilës ka për qëllim të njohë vizitorët me letërsinë dhe kulturën e vendit. Për 5 ditë vizitorët mund të shikojnë nga afër klasikët e letërsisë hungareze, të mësojnë të zgjidhin puzzles-at këmbëtarë Smartegg, të mësojnë bazat e gjuhës hungareze, të provojnë verën "Tokaj", mjaltin hungarez dhe të mësojnë se si gatuhen blini (paraçinkat, krepat) vendas.

Hapësira të veçanta janë hapur për profesionistët e industrisë së botimit të librave. Biznes-programi i këtij viti do t'i kushtohet përdorimit të teknologjive të reja. Organizatorët shpresojnë se evenimentet më të rëndësishme në forum do të jenë konferencat dedikuar rregullimit ligjor të veprimtarisë së botimit të librave, duke përfshirë edhe luftën kundër piraterisë.

Programi autor - komunikim me njerëz të talentuar - është një nga komponentët më tërheqës të panairit të librit. Mysafirë të Rusisë janë gati 15 autorë hungarezë, romancieri i famshëm francez Bernard Weber, autori i librit të mirënjohur "Vetmia në Web" Janusz Leon Wisniewski (Poloni), fituesja e disa çmimeve ndërkombëtare dhe kombëtare, shkrimtarja bullgare Theodora Dimova, si dhe mysafirë nga Britania e Madhe: autori i famshëm i romaneve fantastiko-shkencorë Joe Abercrombie dhe autori i librit bestseller "Cloud Atlas", fituesi i Çmimit Booker, David Mitchell. Në kuadër të panairit do të mbajnë fjalime jo vetëm prozaikët dhe poetët, por edhe politikanë, gazetarë, aktorë, regjisorë, artistë, muzikantë dhe shkencëtarë.

Më 7 dhe 8 shtator në Shtëpinë Qendrore të Artistëve në parkun e arteve "Muzeon" do të hapet një shesh i dytë, ku ai do të zhvillohet festivali multimedial i librit në qiell të hapur "BookMarket", i cili bashkon përfaqësues të shquar të letërsisë dhe të show-biznesit bashkëkohor. Vizitorët i presin recitime, koncerte dhe spektakle.

Gjithsej programi i panairit përmban rreth 500 aktivitete, kështu që nuk do të ketë vend për mërzinë.