Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ishin ndër të ftuarit e parë të Samitit të "G-20", të cilët vendosën të flasin për çështjen siriane. Në takimin e tyre me gazetarët, të cilët u mblodhën për të diskutuar mbi axhendën ekonomike të Samitit, u përmendën fjalët e para në lidhje me Sirinë. José Manuel Barroso deklaroi se lidhur me çështjen mbi të ardhmen e Damaskut askush nuk mund të mbetet indiferent:

- Konflikti sirian - një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e njerëzimit. Këtë javë numri i refugjatëve sirianë ka arritur në 2 milionë njerëz. Bashkimi Evropian mendon se nevojiten përpjekje të reja politike për zgjidhjen e konfliktit sirian.

Kolegu i tij, Herman Van Rompuy, ishte më kategorik, duke deklaruar drejtpërdrejt se zgjidhja ushtarake e problemit sirian nuk ekziston, por ka vetëm zgjidhje politike:

- Ajo që po ndodh në Siri kërkon veprime përgjigjëse. Por ne në Bashkimin Evropian shpresojnë që me zgjidhjen e kësaj çështje të merret OKB-ja. Ne dimë se ekspertët e OKB-së janë duke hetuar në lidhje me sulmin e fundit kimik, dhe bashkë me të ata do të analizojnë të dhënat edhe për rastet e tjera të përdorimit të armës kimike në kuadër të këtij konflikti. Ne presim që rezultati i hetimit të bëhet publik sa më shpejt të jetë e mundur dhe që OKB-ja të veprojë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, në një intervistë për kanalin televiziv "RT" përsëriti sërish qëndrimin e udhëheqjes ruse lidhur me çështjen siriane. "Ne këmbëngulin për nevojën e respektimit të rreptë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, sipas së cilës organi i vetëm i autorizuar të vendosë lidhur me përdorimin e forcës kundër një shteti sovran është Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Asnjë vend në botë, asnjë organizatë tjetër ndërkombëtare nuk e gëzon këtë autoritet".