Samiti do të mbahet më 5-6 shtator në Shën Petersburg. Putin edhe një herë bëri thirrje të priten rezultatet e ekspertëve të OKB-së, të cilët morën mostra në atë zonë të Damaskut, ku dyshohet se më 21 gusht janë përdorur armë kimike. Qëndrimi parimor i Rusisë, theksoi presidenti rus, është se pa marrë parasysh se kush përdor armët e shkatërrimit në masë - ky është një krim.

Nëse ka prova bindëse të përdorimit të armëve kimike në Siri, ato duhet t'i paraqiten Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deri tani nuk ka prova të tilla, tha Presidenti rus Vladimir Putin. Kur ato të shfaqen, atëherë do të jetë e nevojshme të veprohet, shtoi ai.

- Ne nuk e mbrojnë këtë qeveri (të Presidentit Assad). Ne mbrojmë normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, ne mbrojmë rendin dhe paqen e tanishme në botë, ne mbrojmë diskutimin e mundësisë së përdorimit të forcës vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është një vlerë absolute. Kur çështjet që lidhen me përdorimin e forcës zgjidhen jashtë Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, atëherë lind rreziku se vendime të tilla të jashtligjshme mund të merren kundër kujtdo nën çfarëdolloj preteksti.

Madje edhe në SHBA ka ekspertë, të cilët besojnë se provat e paraqitura nga administrata aktuale nuk janë bindëse dhe nuk përjashtojnë mundësinë që veprimi provokues të jetë kryer nga opozita në mënyrë që t’u jepte protektorëve të saj një pretekst për intervencionin ushtarak.

Ndërkohë, provat e mbledhura nga inspektorët e OKB-së në Damask më 4 shtator iu dorëzuan specialistëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë. Ky është organi ndërkombëtar më kompetent për ekzaminimin e substancave toksike luftarake. Rezultatet e analizave do të jenë gati jo më shpejt se pas tre javësh. Vetëm atëherë mund të nxirren konkluzione, mendon Presidenti rus. Këtu lindin pyetje të reja, shton ai:

- Nëse do të verifikohet se janë militantët ata që përdorin armë të shkatërrimit në masë, çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara me militantët ? Çfarë do të bëjnë sponsorët e tyre me militantët? Do të ndalojnë furnizimin me armë? Do të ndërmarrin operacione ushtarake kundër tyre?