Në konkursin e fotografisë organizatorët e tij presin imazhe, të cilat shprehin mbështetjen tuaj për zhvillimin e Expo 2020 në Ekaterinburg. Dërgoni fotografitë e Ekaterinburgut, ashtu sikurse ju kujtohet ju, nëse keni qenë atje gjatë pushimeve, një udhëtimi pune, apo keni ardhur për vizitë tek të afërmit apo miqtë.

Për fotografitë të destinuara për pjesëmarrje në konkurs ju mund të përdorni logon e aplikimit të Ekaterinburgut në Expo 2020 apo frazën "Unë jam pro zhvillimit të Expo 2020 në Ekaterinburg". Përdorimi i këtyre atributeve nuk është kusht i detyrueshëm për pjesëmarrjen në konkurs.

Punët duhet të dërgohen në adresën konkurs@expo2020.ru. Në letër duhet të tregohet me patjetër emri dhe mbiemi i autorit, numri i telefonit dhe adresa elektronike (ang. e-mail).

Rregullat e konkursit:

Në konkurs pranohen fotografitë, të cilat përmbajnë në vetvete tematikën e tij "Unë jam pro zhvillimit të Expo 2020 në Ekaterinburg". Në konkurs mund të përfshihen vetëm ato fotografi, autori i të cilave është vetë dërguesi i tyre ose ato fotografi për përfshirjen e të cilave në konkurs autori i tyre ka dhënë një lejë me shkrim. Në konkurs mund të marrë pjesë gjithkush që dëshiron. Një autor mund të dërgojë në konkurs një numër të pakufizuar fotografish.

Në konkurs nuk pranohen fotografitë: me cilësi të dobët (p.sh. me shumë ndriçim), përmbajtja e të cilave nuk i përshtatet temës së konkursit, që bien në kundërshtim me legjislacionin e Rusisë.

Duke dërguar fotografitë në konkurs, ju bini dakord me rregullat e zhvillimit të konkursit.

Te gjitha fotografitë sipas radhës së dërgimit të tyre do të postohen në faqet e aplikimit të Ekaterinburgut në Expo 2020 në rrjetin social Facebook në 3 gjuhë: Expo2020.Ekaterinburg (në gjuhën ruse), Expo2020.Russia (në gjuhën angleze), Expo2020.Russie (në gjuhën franceze). Konkursi do të vazhdojë deri më 30 shtator të këtij viti (përfundimi i marrjes së fotografive)​​. Votimi do të zgjasë deri më 7 tetor të vitit 2013.

Fitues do të shpallen autorët e fotografive, të cilat do të marrin numrin më të madh të "like" në faqen e secilës gjuhë. Edhe një fitues tjetër do të zgjidhet nga juria. Fituesit do të shpallen më 8 tetor të vitit 2013. Të gjithë fituesit do të marrin shpërblime nga Komiteti i aplikimeve "Expo 2020".