Sot, 9 vjet më vonë, viktimat u përkujtuan me një minutë heshtje në oborrin e shkollës së rrënuar. Në qiell u lëshuan qindra tullumbace të bardha. Në varrezat në Besllan u lexua një listë e gjatë e emrave të viktimave.

Kjo tragjedi nuk do të harrohet kurrë, thotë anëtari i Dhomës Shoqërore të Rusisë Maksim Grigoriev:

- Kjo tragjedi do të mbahet mend nga të gjithë banorët e Rusisë, ndërsa për popullin e Osetisë - kjo është një fatkeqësi e tmerrshme që ka prekur në qoftë se jo çdo familje, atëherë një nga dy. Për të gjithë ne ky është një mësim shumë serioz në lidhje me atë çka mund të ndodhë, kur terroristët kanë mundësinë ta ndjejnë veten të lirë. Ky është pa dyshim një tregues se terroristët nuk kanë kufij. Këta njerëz janë të gatshëm të ndërmarrin çdo veprim, pavarësisht se kush qëndron përpara tyre: fëmijë, gra apo pleq.

Në Ditën e solidaritetit në luftën kundër terrorizmit në Rusi përkujtohen edhe viktimat e sulmeve të tjera terroriste. Me rastin e kësaj dite po zhvillohen tubime në të gjithë vendin. Sulmi i fundit i madh terrorist në territorin e Rusisë ka ndodhur në Moskë. Në janar të vitit 2011 në terminalin ndërkombëtar të aeroportit "Domodedovo" buçiti një shpërthim. Një terrorist-kamikaze aktivizoi një bombë artizanale, kur ai ishte i rrethuar nga shumë njerëz. 37 persona mbetën të vrarë, ndërsa më shumë se 120 u shtruan në spital.

Terrorizmi në ditët e sotme përbën një nga kërcënimet kryesore të sigurisë së njerëzimit. Në Rusi kundër kësaj të keqeje vazhdimisht zhvillohet një luftë aktive. Por terrorizmi nuk duhet vetëm të luftohet, më e rëndësishme është parandalimi i tij. Për shembull, vitin e kaluar, Shërbimi Federal i Sigurimit (FSB) parandaloi 6 sulme të mëdha terroriste. Nën patronazhin e Komitetit Kombëtar të Anti-Terrorizmit të FSB-së së Rusisë janë kryer më shumë se 60 operacione speciale. Punonjësit e shërbimeve të sigurisë ruse kanë arrestuar më shumë se 600 banditë dhe bashkëpunëtorë të tyre.