Interesi i shfaqur ndaj "MAKS-2013" nga ana e ekspertëve, veçanërisht atyre të huaj, është jashtëzakonisht i madh. Çdo ditë disa dhjetëra mijëra njerëz vijnë në Zhukovskij për të parë mostrat më të fundit të avionëve dhe helikopterëve luftarakë rusë, duke përfshirë edhe aeroplanin "Su- 30CM" (russ. "Су-30СМ"), i cili bëri debutimin e vet të parë në "MAKS-2013". Ky është avioni i ri gjuajtës super i manovrueshëm i prodhuar nga Korporata "Irkut" për Forcat Ushtarake Ajrore ruse. Një ngjarje e rëndësishme e forumit të teknikës së aviacionit u bë performanca e avionit ushtarak të transportit "IL-76-MD-90A" (russ. "ИЛ-76-МД-90А"), i njohur gjithashtu si "IL-476" (russ. "ИЛ-476"). Ky është një version thellësisht i modernizuar i avionit transportues ushtarak "IL-76". Ja se çfarë thotë për të Kryekonstruktori i avionit Andrei Jurasov:

- Unë mendoj se konsumatori (porositësi) i huaj do të jenë fort i interesuar për blerjen e një makine të tillë, sepse aktualisht rreth njëqind shtete përdorin aeroplanët "IL-76". Avioni në operacion e ka prezantuar veten fort mirë, kurse cilësitë e reja të tij do ta bëjnë edhe më atraktive makinën fluturuese.

Galeria fotografike: "MAKS" po përgatitet për të pritur një fluks të madh vizitorësh

"IL-476" i përgjigjet plotësisht të gjitha kërkesave të mjeteve bashkëkohore të transportit ushtarak. Prania e mjeteve të reja të komunikimit i lejon atij për të operuar në çdo pikë të planetit. Blerës potencialë të këtij lloj avioni mund të bëhen vende të tilla si India, Algjeria, Kina. Gjatë zhvillimit të Sallonit "MAKS-2013" gazetarët dëgjuan një lajm sensacional. Siç njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës ruse "Armatimet taktike raketore" (russ. "Тактическое ракетное вооружение") Boris Obnosov, avionët gjuajtës francezë "Rafale", që fituan tenderin e Forcave Ushtarake Ajrore të Indisë, mund të armatosen me raketa ruse. Korporata tashmë që në të ardhmen e afërt është e gatshme për t’i përshtatur raketat e veta për avionët francezë. Në Sallonin "MAKS-2013" korporata ka ekspozuar produktet e saj më të fundit, testet shtetërore të të cilave ose janë përfunduar ose do të zhvillohen brenda këtij viti, thotë Boris Obnosov:

- Këto janë produkte moderne, të cilat përkatësisht karakteristikave të veta teknike nuk mbeten aspak inferiore ndaj modeleve më të mira perëndimore. Në veçanti, raketat ajër-ajër me rreze të largët, të mesme dhe të shkurtër veprimi, raketat anti-anije, bombat e aviacionit (me fluturim të korrigjueshëm) si dhe një gamë e madhe e armëve nënujore detare të paraqitura në materialet promovuese.

Gjatë zhvillimit të "MAKS-2013" Boris Obnosov njoftoi se korporata "Armatimet taktike raketore" (russ. "Тактическое ракетное вооружение") ka tashmë të gatshme një sërë raketash për kompleksin mjaft premtues të aviacionit të fluturimeve të largëta (PAK DA). Por në qoftë se puna për krijimin e këtij avioni është vetëm në fazën fillestare, avionët super të manovrueshëm "T-50" - gjuajtësit e brezit të pestë tashmë kanë demonstruar plotësisht të gjitha kapacitetet e veta në qiellin mbi Zhukovskij. Qindra vizitorë të ekspozitës patën mundësinë e mrekullueshme për të kënaqur syrin me fluturimet spektakolare, të paharrueshme të këtyre makinave të fuqishme.