Për herë të parë gjurmët e mëdha në brigjet e liqenit Hyargas Nuur u zbuluan në mes të viteve '80-të . Në vitet e mëvonshme gjeologët kanë ngritur disa herë kampin e tyre në këtë vend. Çdo herë shkencëtarët kanë parë disa grupe gjurmësh relativisht të freskëta, që vazhdonin rreth 1.5 kilometra në steré nga uji i liqenit. Si për t’i përmbledhur të gjitha këto, një natë të bukur gjeologët dëgjuan një hundërimë drithëruese që vinte nga mesi i liqenit.

Presupozimet se këto gjurmë i përkasin ndonjë kafshe, që jeton në steré (tokë), ose janë lënë nga njerëzit, u hodhën poshtë. Bregu i liqenit Hyargas Nuur është një vend i shkretë, qendrat e banimit janë të vendosura qindra kilometra larg, ndërsa nomadët me kafshët e tyre nuk i afrohen shumë brigjeve të tij.

Shkrimtari dhe aktivisti shoqëror Igor Grishin, së bashku me grupin e vet, këtë verë ka qenë për të dytën herë në rajonin e liqenit Hyargas Nuur - fillimisht kërkuesit kanë ardhur këtu në vitin 2010, tregon Igor Grishin:

- Herën e kaluar, përveç gjurmëve të madhësive të ndryshme, ne kemi gjetur edhe eshtra, të cilat nuk mund t'i përkasin asnjë kafshe që jeton në Mongoli. Shumë shpesh ne kemi kapur peshq me gjurmë çatallësh (dhëmbë kafshësh) në trup. Ndërkohë që dihet fort mirë se në këtë liqen banon një specie e vetme që nuk ka dhëmbë. Këtë vit në shtatin e liqenit ne zbuluam gjurmë, të cilat janë të ngjashme me ato që kemi parë në tokë.

Përveç kësaj, në breg u panë gjurmë sikur dikush kishte tërhequr nëpër rërë një maune ose varkë. Por maunet dhe varkat s’kanë nga të vijnë në Hyargas Nuur, prandaj kërkuesit konkluduan se këto janë gjurmë të gurëve që mund të jenë lëvizur nga kafshët. Pasi rrëmihën mirë e mirë në literaturë, ata mësuan se banorët e lashtë të ujërave gëlltisnin gurë - sepse pa to ata nuk mund të tretnin dot ushqimin.

I zoti i Hyargas Nuur mund të jetë ndonjë kafshë, e cila ka mbetur në tokë që nga epoka para-akullnajore: në pjesët jugore të planetit tonë, duke përfshirë edhe Azinë Qendrore, jo të gjitha iu nënshtruan ngrirjes. Këtë hipotezë mund ta konfirmonin apo ta hidhnin poshtë vëzhgimet e bëra nga një grup shkencëtarësh profesionale. Por tani për tani Igor Grishin nuk po arrin dot ta zgjerojë ekspeditën e vet. Sikur brigjet e shkreta dhe të pabanuara të liqenit, të ngjashme me sipërfaqen marsiane, i trembin njerëzit apo nuk duan t’i qasin pranë vetes. Megjithatë, kërkuesit e gjurmëve misterioze nuk dorëzohen dhe shpresojnë se vitin e ardhshëm do të marrin guximin për ta përsëritur ekspeditën së bashku me përfaqësuesit e shkencës.